Një herë është normale, dy herë mund të duket qesharake, por nëse ndodh akoma më shpesh bëhet thjesht e bezdisshme
Të gjithëve mund të na zërë lemza herë pas here. Tinguj të çuditshëm që dalin nga goja pa paralajmërim janë deri në një pikë normale. Po nëse lemza bëhet e shpeshtë?
Fillimisht, le të kuptojmë, pse ndodh lemza?
Lemza mund të ndodhë për shumë arsye — disa prej tyre janë fizike dhe disa emocionale. Kjo për shkak se acarimi që shkakton lemzën ndodh në nervin që lidh trurin me diafragmën, shkruan WebMD.
Disa shkaqe të zakonshme përfshijnë:
▪ Të ngrënit shumë ose shumë shpejt
▪ Të ndjeri nervoz ose të emocionuar
▪ Konsumi i pijeve me gaz
▪ Konsumi i tepërt i alkoolit
▪ Stresi
▪ Ndryshim i papritur i temperaturës
▪ Gëlltitja e ajrit gjatë ngrënies së një karameleje ose përtypjes së çamçakëzit
Lemza është zakonisht e përkohshme, por në raste të rralla, ajo mund të qëndrojë për një kohë relativisht të gjatë.
Zakonisht kjo ndodh për shkak të dëmtimit ose përkeqësimit të nervave të lidhur me diafragmën. Gjithçka, nga një qime që prek daullen e veshit deri tek dhimbja e fytit mund të ndikojë në këto nerva dhe në raste më serioze, një tumor ose kist në qafë.
Nëse keni lemzë për më shumë se 2 ditë, ose nëse lemza po ju pengon frymëmarrjen, gjumin dhe po ju shkakton shqetësime, duhet të bëni një takim me mjekun tuaj, citon Anabel.
Si ta bëni lemzën të ndalojë?
Disa ekspertë mendojnë se mbajtja e frymës ose frymëmarrja në një qese letre mund ta ndalojë lemzën; të dyja teknikat bëjnë që dyoksidi i karbonit të grumbullohet në mushkëri, gjë që mund të relaksojë diafragmën.
Nëse gjithçka tjetër dështon dhe lemza juaj vazhdon për disa ditë ose më shumë, konsultohuni me një mjek. /Telegarfi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Skolioza – deformimi i shtyllës kurrizore: Rëndësia e parandalimit

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Po sikur fëmija të mos ketë të njëjtin grup gjaku si mami apo babi? Nga kush e trashëgon dhe nga çfarë varet?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri