LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk mund t’i trajnojmë macet lehtë?

Pse nuk mund t’i trajnojmë macet lehtë?

Macet janë kafshë shumë të dashura, por edhe qenie të pavarura që priren të bëjnë shumë gjëra vetë

Për shkak të këtyre karakteristikave, pronarët e maceve zakonisht pretendojnë se macet janë të vështira për t’u trajnuar.

Megjithatë, praktika tregon se është shumë e mundur të trajnohen macet dhe se rezultatet e dëshiruara mund të arrihen duke e koordinuar stërvitjen me personalitetin e maceve dhe duke aplikuar metoda të përshtatshme stërvitjeje, transmeton Telegrafi.


Macet nuk e pranojnë hierarkinë

Ato nuk ju shohin si zotërinë e tyre, andaj për këtë arsye e kanë zakon të mos reagojnë ndaj udhëzimeve tuaja.

Macet i shohin njerëzit si “mace” të mëdha dhe të ngathëta, të cilat mund të bien në dashuri me kalimin e kohës nëse zhvillojnë një lidhje të thellë me ta.

Macet janë kafshë të tërhequra

Ato e duan dashurinë tuaj, por atyre nuk u nevojiteni për të mbijetuar. Ato e duan shoqërinë tuaj, por nëse ju kërkoni të bëjnë diçka që nuk duan ta bëjnë, më kot shpresoni se do të ndodhë. Do të ketë ditë kur macja juaj do të dëshirojë të ulet në prehrin tuaj, por edhe shumë raste kur nuk do të vijë kur ta thërrisni, sepse e ndjen veten më mirë në shportën e saj.

Macet dhe vëmendja

Edhe nëse e shpërbleni macen tuaj me ëmbëlsira gjatë stërvitjes, ajo do t’ju dëgjojë më pak se një qen. Ndryshe nga qentë, macet kanë një hapësirë vëmendjeje dukshëm më të shkurtër dhe ngopen lehtësisht me stërvitjen.

Macet dhe dënimet

Macet janë kafshë shumë të pavarura, që do të thotë se nuk kërkojnë miratimin tuaj. Ato gjithashtu nuk reagojnë mirë ndaj ndëshkimit, i cili është më shumë një kërcënim për ta sesa pasojë e sjelljes së keqe. Kjo sigurisht e bën më të vështirë trajnimin e tyre, sepse është shumë e vështirë që macet ta lidhin dënimin me veprimet e padëshiruara në kokën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Çfarë të vizitosh
Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Rregullimi i shtëpisë
Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Astrologji
Binjakët – Horoskopi vjetor për 2025: Fillimi do të jetë sfidues, por me kalimin e kohës, rrethanat do të ndryshojnë për mirë

Binjakët – Horoskopi vjetor për 2025: Fillimi do të jetë sfidues, por me kalimin e kohës, rrethanat do të ndryshojnë për mirë

Astrologji
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Lifestyle

"Vajza më e bukur në botë" nga Nigeria, befason botën me bukurinë e saj natyrale

Kalo në kategori