Duket si kundër intuitës të vendosësh një synim sjelljeje e cila përfshin dëmtimin e të tjerëve. Por një libër i ri nga Simon Mccarthy-Jones eksploron përfitimet e kësaj
“Pavarësisht që vjen nga errësira… ‘Ai’ kërkon të dëmtojë tjetrin dhe të sjellë ndryshime në dominim. Kjo mund të na ndihmojë në ndriçim,”-shkruan Mccarthy-Jones, një profesor i asociuar në psikologji klinike dhe neuropsikologji në Trinity College në Dublin.
Megjithatë ia vlen të merret parasysh spektri i plotë i sjelljes njerëzore, jo vetëm ana me diell. Psikologjia pozitive, e cila ka marrë hov që nga vitet 1990, promovon bukurinë dhe vetë-optimizmin.
‘Keqdashja’ qëndron në kundërshtim, sepse ka të bëjë me dëmtimin e të tjerëve.
Cila është ana pozitive e të qenit keqdashës?
Mund të jetë frymëzuese të imagjinoni veten si fitues dhe të mendoni për dikë tjetër si humbës. Të imagjinosh një të ardhme ku të triumfosh dhe një armik të shtypet. Ose të paktën, nganjëherë mund të jetë më tërheqëse sesa të përpiqesh të bësh një ndryshim të madh sepse është “e drejtë” ose “më mirë”. Ose, kjo ‘keqdashje’ mund të lindi kur tashmë keni provuar të bëni ndryshimin për ato arsye “të mira” dhe nuk ka funksionuar vërtet.
Ka fuqi të errëta dhe pozitive për të shfrytëzuar kur përpiqesh të bësh ndryshime, nganjëherë duhet t’i përdorësh të dyja. Për shembull, fjala “më mirë” është disi e paqartë dhe tingëllon bukur (“Unë jam duke u bërë një person më i mirë”), por “superior” ndonjëherë mund të jetë më e fuqishme, pasi tregon se ka edhe një humbës.
Ndonjëherë është e rëndësishme të kesh një humbës në mendje. Është një lloj mentaliteti i lojës me shumë zero – që unë të jem superior, dikush tjetër duhet të jetë pak inferior. Funksionon më mirë kur e imagjinoni veten tuaj ‘të vjetër’ si humbës, dhe unin tuaj të ri si fitues, por ndonjëherë një person tjetër (një armik) mund të funksionojë po aq mirë. Kjo funksionon për të gjitha llojet e zakoneve -si pirja e duhanit, pirja e alkoolit, ngrënia e tepërt etj.
Mendoni për njerëzit të cilët do të lëndohen nga fuqia dhe përmirësimi juaj i dukshëm, kështu mund të jetë më e lehtë për të bërë ndryshimin, për të adaptuar zakonin ose rutinën e re, shkruan Class.
Mendoni për armiqtë tuaj dhe sa do të zhgënjehen ata nga lëvizja juaj në jetë; mund të jetë shumë emocionuese. Më vonë mund të duket e gjitha pa kuptim, por deri atëherë do të jesh në anën tjetër (më të mirë). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës