LAJMI I FUNDIT:

Pse na pickojnë mushkonjat

Pse na pickojnë mushkonjat

Shkencëtarët tashmë e kuptojnë se si aroma, shikimi dhe i nxehti ndikojnë në pickimin e njeriut nga insektet. E keni pyetur veten ndonjëherë pse tërhiqni mushkonjat si magnet?

Revista Time thotë se shkencëtarët tashmë e dinë metodën që insektet përdorin për të gjetur “prenë” e tyre, dhe kjo ka tre hapa.

Sipas një studimi të ri të publikuar në Current Biology, mushkonjat janë të tërhequra nga aroma e CO2 (dioksidit të karbonit), që është në frymëmarrjen e njeriut. Insektet e kapin këtë aromë nga një distancë prej 10-50 metrash.

Duke u afruar ato krijojnë një pamje vizuale të “presë” së tyre, dhe kjo është testuar nga studiuesit në një njollë të zezë në një tunel me erë. Ato shohin trupin e njeriut nga 5-15 metra.


E fundit, mushkonjat tërhiqen nga nxehtësia e trupit të njeriut, të cilët studiuesit e kanë konfirmuar me një panel qelqi të nxehtë. Insektet i afrohen të nxehtit brenda një metri.

Ndërsa shkencëtarët zbulojnë se këto elementë ndikojnë në pickimin e mushkonjave, për herë të parë kanë kuptuar lidhjen që këto tre etapa kanë me njëra-tjetrën. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori