Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës të mërkurën ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.
Bëhet e ditur se dy vota kundër ishin të deputetëve të Serbisë, kurse nga një votë kundër ishte nga deputetët e Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi, kurse deputeti i Greqisë, Aleksis Cipras ka abstenuar.
Nëse Dritan Abazoviq do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Gjatë mandatit tim, ne e mbështetëm tërësisht Kosovën. Por ky është realiteti i ri. Kjo ndodh sepse mazhoranca është krijuar me parti që nuk ndajnë të njëjtin vizion, programe dhe vlera. Ata mendojnë se kjo mund të funksionojë, unë them të kundërtën.”
I pyetur për mungesën e rezultateve konkrete në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Abazovq bëri një apel për të dyja palët.
“I kemi humbur 20 vite, nuk mund të presim edhe 20 të tjera, por duhet të jemi konkretë. Unë e mbështes gjetjen e marrëveshjes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës dhe i ftoj të dyja palët, qeveritë, udhëheqësit të ulen së bashku dhe të gjejnë zgjidhjen për të ardhmen e atyre njerëzve që jetën e tyre e shohin në rajon.”
Sa i takon procesit të rëndësishëm zgjedhor në të cilin do të përfshihet Bashkimi Evropian, Abazoviq u shpreh se një triumf i ekstremit të djathtë nuk do të ndihmonte zgjerimin e bllokut evropian.
“Do të jetë mesazh shumë i keq për ne sepse askush nuk do të kthehet në të shkuarën. Ideja është të kemi vizion për të ardhmen. Duhet të shohim më shumë solidaritet në Evropë, jo të kundërtën. Unë mbështes partitë që promovojnë zgjerimin. Duhet të kuptojmë se zgjerimi nuk është vetëm në dobi të vendeve tona, por është investim në sigurinë dhe të ardhmen e Evropës”, tha ai në një intervistë për Euronews Albania.
Përtej bashkëpunimit të mirë me presidenten aktuale të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Abazoviq sheh nevojën për një frymë të re.
“Të jem i sinqertë, mendoj se do të jetë mirë për Komisionin Evropian që të rifreskohet. Mendoj se në disa aspekte mund të jetë më konkret, të prodhojë më shumë rezultate. Mendoj se Evropa mund të jetë më produktive se tani”, u shpreh Abazoviq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë