Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, specialistja e Biokimisë Klinike, Nerxhivane Gërguri-Retkoceri, sjell një mesazh të qartë dhe praktik për shëndetin e përditshëm se analizat laboratorike janë një nga mënyrat më të rëndësishme për të monitoruar dhe parandaluar problemet shëndetësore.

Ajo thekson se tek një person i shëndoshë deri në moshën 40 vjeç, rekomandohet të bëhen analizat të paktën një herë në vit.


Kjo për arsye se çdo çrregullim në metabolizmin e organizmit reflektohet drejtpërdrejt në parametra të caktuar laboratorikë.

“Analizat laboratorike janë si pasqyra e brendshme e organizmit”, shpjegon Gërguri-Retkoceri.


“Çdo ndryshim që ndodh brenda trupit tonë, qoftë edhe më i vogli, pasqyrohet përmes analizave, duke na treguar nëse organet po funksionojnë si duhet”, tha Gërguri-Retkoceri.

Ajo shton se check-up-i vjetor duhet të përfshijë: pasqyrën rutinë të gjakut, parametrat e glukozës, funksionin e veshkave, funksionin e mëlçisë, si dhe analizat e yndyrave në gjak.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/