Koha e ka provuar që vënia e grave në role të larta drejtuese është e mirë për biznesin
Një studim i ri nga S&P Global Market Intelligence zbuloi që ndërmarrjet publike me gra CEO ose CFO shpesh ishin më fitimprurëse dhe prodhuan paraqitje më të mirë të çmimeve të aksioneve, sesa shumë prej kompanive që kishin emëruar burra në ato role.
Dy vjet pas emërimit të një Drejtori Ekzekutiv femër, kompanitë u perceptuan nga investitorët si më pak të rrezikshme, zbuloi studimi. Dhe kompanitë panë rritje të vlerës së tyre të aksioneve.
Kompanitë me CEO gra u perceptuan gjithashtu si më pak të rrezikshme nga investitorët dhe ishin më fitimprurëse.
Studimi zbuloi se kompanitë që drejtohen nga femrat gjenerojnë më shumë fitime sesa mesatarja që duhet të gjenerojë një kompani.
Diversiteti gjinor në bord gjithashtu është përmirësuar.
Studiuesit zbuluan se kompanitë që caktuan një CEO femër kishin më shumë femra në staf sesa mesatarja normale.
Drejtueset gra mund të jenë të një standardi më të lartë.
Pse gratë CEO dhe CFO e bëjnë punën kaq mirë? A i kryejnë punët ndryshe nga homologët e tyre meshkuj?
Studimi analizoi gjuhën e përdorur në biografitë e drejtuesve të sapo emëruar, veçanërisht fjalët kyçe që pasqyrojnë arritje, arsim dhe tipare personale të lidhura me suksesin, fjalë si produktiviteti apo teknologjia.
Studiuesit e S&P sugjerojnë se kjo mund të nënkuptojë që atributet e zakonshme të shkaktojnë sukses midis burrave dhe grave, por që bordet i mbajtën gratë CEO dhe CFO në një standard më të lartë se burrat para punësimit të tyre.
Ose, e thënë ndryshe, bordet punësojnë burra shumë më shpesh, edhe pse disa nga burrat që ata emërojnë nuk janë domosdoshmërisht aq të kualifikuar sa disa kandidate gra, siç sugjerohet nga performanca më e mirë e grave drejtuese në studimin e S&P.
Raporti i lartë mashkull-femër i drejtuesve në pozicione C-suite e mbështet këtë premisë.
“Të jesh më selektiv me të emëruarit femra do të thotë që bordi i drejtorëve mund të kalojë një femër më të kualifikuar në favor të një mashkulli më pak të kualifikuar”, thonë studiuesit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Kurrë nuk keni dëgjuar për të, është fantastike: Poza 77 është ajo që duhet ta provoni
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Demi: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre