LAJMI I FUNDIT:

Pse është e rëndësishme që baballarët të kujdesen për fëmijët që nga lindja?

Pse është e rëndësishme që baballarët të kujdesen për fëmijët që nga lindja?

Psikologët theksojnë se ka shumë ndikime

Është konstatuar që në katër muajt e parë të prindërimit të baballarëve bëhet rrita e pjesëve të caktuara në tru.


Ky ndryshim ndikon si te baballarët ashtu edhe te foshnjat, sepse falë pranisë së babait, fëmijët mësojnë të merren me emocionet e tyre, transmeton Telegrafi.

Në javët e para, fëmija fillon të mësojë se si të mendojë, të imagjinojë, të mësojë për gjërat në mjedisin e tij. Ky quhet zhvillim kognitiv, ndërsa fillon sapo t’i hapë sytë bebja.

Baballarët i kontribuojnë shumë kësaj gjëje dhe prandaj është me rëndësi të jashtëzakonshme që në kujdesin për fëmijën të jenë të përfshirë që në fillim.

Ky studim është bërë në Kolegjin Mbretëror në Londër dhe në Kolegjin Mbretëror në Oxford.

Studiuesit kanë vëzhguar baballarët të cilët lozin me bebet tremuajshe të tyre nga tre minuta në dysheme, pa lodra, ndërsa me atë rast i kanë xhiruar dy vjet më vonë, ndërsa prindërit u lexonin libra.

Është treguar që fëmijët të cilat kanë pasur lidhje të fuqishme me baballarët e tyre arrijnë suksese të shkëlqyeshme dhe njohin lehtësisht ngjyrat dhe format në krahasim me ata fëmijë të cilëve baballarët nuk u janë përkushtuar.

Gjithashtu, leximi ndikoi në zhvillimin kognitiv të fëmijëve dhe i inkurajoi të zgjidhin problemet, të jenë më të vëmendshëm dhe të mësojnë më lehtë.

Ky studim tregoi se prania e babait, ka një efekt të favorshëm në zhvillimin social të fëmijës. /Telegrafi/