Presidenti i SHBA, Donald Trump e ka kritikuar sërish kursin e Bankës Qendrore të SHBA, FED. Ai nuk gëzohet që Banka e ka rritur normën e interesit. Por pavarësia e bankave qendrore është një vlerë e madhe. Po pse?
Kur ke një Bankë Qendrore është mirë: ajo rregullon qarkullimin e parave, me instrumenta të ndryshëm ajo mund ta shtrenjtojë ose ta bëjë paranë më të lirë, shkurt: ajo është një institucion i fuqishëm në shtet. Këtë e dinë edhe qeveritë. Prandaj ato preferojnë që të kenë ndikim ose më mirë edhe kontroll mbi këto banka.
Sepse kur një bankë qendrore për shembull ul interesat bankare një gjysmë viti para zgjedhjeve, kjo nga njëra anë mund ta stimulojë ekonominë. Nga ana tjetër, do të ishin më shumë para në dispozicion, interesat bankare do të binin – dhe në këtë mënyrë do të paguheshin më lehtë shpenzimet shtetërore. Dhurata në para para zgjedhjeve: ëndërr për shumë politikanë. Donald Trumpi me sa duket bën pjesë në këta politikanë.
Kjo ka ndodhur në të kaluarën mjaft dendur. Një nga shembujt më të errët e përfaqëson Gjermania pas vitit 1933. Banka Qendrore në të ashtuquajturin Rajh i Tretë nën udhëheqje politike mundësoi atëherë armatimin dhe financimin e luftës. Pavarësisht nga shembuj të tillë ekstremë, mund të thuash: dhuratat në para njeriu mund t’i pranojë – në fund të fundit indirekt prej tyre përfitojnë qytetarët.
Kjo në raste të veçanta mund të jetë e saktë. Por në përgjithësi në raste ndërhyrjesh të tilla rritet inflacioni, pra rriten çmimet – dhe këtë duhet ta paguajnë pastaj qytetarët. Veç kësaj, një rritje konjukturore e shkaktuar në këtë mënyrë shumicën e herëve nuk është e qendrueshme, dhe rezulton më vonë ajo që është: flakë kashte.
Në Turqi gjendja vërtet që është e ndryshme, por një problem është i ngjashëm: atje inflacioni thuajse ecën me ritme galopante, gjë që e shtrenjton jetën e njerëzve. Banka Qendrore mund t’i kundërvihet kësaj me interesa bankare të larta – dhe ndoshta do të frenonte në këtë mënyrë me shumë efektivitet zhvlerësimin e mëtejshëm të monedhës. Por këtë Erdogani nuk e do, sepse kjo do të frenonte rritjen e ekonomisë.
“Në Turqi është stabiliteti i çmimeve që po goditet për momentin”, thotë eksperti e ekonomisë dhe i bankave qendrore Volker Wieland nga Universiteti i Frankfurtit. “Erdogani përpiqet që t’i japë edhe më tej shtysa ekonomisë, por kjo çon në inflacion tepër të lartë dhe monedha zhvlerësohet.”
Shembuj negativë të këtij lloji ose të llojeve të ngjashme mund të gjenden thuajse në të gjitha bankat qendrore në botë dhe ato kanë çuar në përfundimin që bankat qendrore duhet të jenë të pavarura politikisht. Njëri nga gurët themelorë që Gjermania të shprehej dakord me bashkimin monetar evropian ishte që të gjitha shtetet partnere të hiqnin dorë nga kontrolli i bankave qendrore. Banka Qendrore Evropiane është rezultati i këtij procesi. Detyra themelore e saj është ruajtja e stabilitetit të çmimeve – siç është detyra thuajse e të gjitha bankave qendrore të pavarura në botë. Dhe shumica e bankave qendrore ka përkufizuar se stabiliteti i çmimeve arrihet me një inflacion prej rreth dy për qind.
Kritikët kanë disa vërejtje për pavarësinë teorike ose reale të bankave qendrore. Një bankë qendrore e pavarur nga politika sipas përkufizimit nuk kontrollohet nga politika. Por çfarë ndodh, kur një bankë qendrore ndjek një politikë monetare të gabuar, e cila ka pasoja tepër negative në ekonomi? Shpata e pavarësisë është me dy tehe.
Nga ana tjetër: E pavarur, do të thotë e pavarur edhe nga kontrolli demokratik? Jo plotësisht: “Për aq kohë sa bankat qendrore mbeten brenda mandatit të tyre, këtu nuk ka problem. Sepse ky mandat – pra objektivi që duhet të ndjekë banka – e ka përcaktuar parlamenti”, tha Volker Wieland. Veç kësaj për shembull Banka Qendrore Evropiane, FED amerikan ose edhe Banka e Japonisë i shpjegojnë publikisht vendimet e tyre./ DW/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje