LAJMI I FUNDIT:

Pse Ajnshtajni refuzoi operacionin para vdekjes së tij: Ai mund ta kishte shpëtuar, por fjalët e tij i shtangën mjekët

Pse Ajnshtajni refuzoi operacionin para vdekjes së tij: Ai mund ta kishte shpëtuar, por fjalët e tij i shtangën mjekët

Mjekët e respektuan vendimin e tij

Albert Ajnshtajni refuzoi një operacion që mund t’i kishte shpëtuar jetën, dhe një ditë më vonë ai vdiq.


Shkencëtari ishte i qetë dhe i tërhequr, që nga fëmijëria e hershme. Ai nuk foli asnjë fjalë deri në moshën pesëvjeçare, gjë që i shqetësoi prindërit e tij.

Kur e pyetën pse nuk foli deri atëherë, Ajnshtajni besohet se u përgjigj se gjithçka ishte në rregull deri në atë moment.

Ai mori një busull nga babai i tij dhe u magjeps shumë prej tij, u afrua më shumë me shkencën, transmeton Telegrafi.

Ajnshtajni vdiq më 18 prill 1955, kur një enë gjaku shpërtheu pranë zemrës së tij. Ai ishte 76 vjeç dhe shkaku i vdekjes ishte një aneurizëm i aortës abdominale, të cilën e kishte operuar disa vite më parë, në vitin 1948.

Mjekët donin ta operonin përsëri, por Ajnshtajni ishte specifik në qëllimin e tij dhe refuzoi. Më pas ai deklaroi se donte të largohej kur të donte dhe se jeta nuk duhej të vazhdonte në atë mënyrë.

“Dua të iki kur të dua, është e pakuptimtë të zgjasësh jetën artificialisht. Unë e kam bërë pjesën time, është koha për të shkuar dhe do ta bëj në mënyrë elegante”.

Mjekët e respektuan vendimin e tij dhe Ajnshtajni vdiq të nesërmen. Fjalët e tij të fundit do të mbeten përgjithmonë të panjohura, sepse ai i foli në gjuhën e tij amtare gjermane. Dëshmitarja e vetme ishte një infermiere, por ajo nuk dinte gjuhën.

Aorta abdominale është ena kryesore e gjakut në zgavrën e stomakut që vazhdon në aortën torakale, e cila është ena kryesore e gjakut në gjoks. Aneurizma e aortës gradualisht rritet deri në çarje, e cila shpesh është fatale.

Burrat mbi 65 vjeç janë në rrezik të veçantë për zhvillimin e një aneurizmi të aortës abdominale dhe këputja mbart një shkallë të lartë vdekshmërie dhe i vetmja kurë është operacioni urgjent. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori