LAJMI I FUNDIT:

PSD: Jemi sindikata e qytetarëve të Kosovës

PSD: Jemi sindikata e qytetarëve të Kosovës

Me rastin e 1 majit Ditës Ndërkombëtare të Punës, Partia Social Demokrate duke ju dërguar mesazh përshëndetës të gjithë punëtorëve ka shprehur përkushtimin e saj në përmirësimin e gjendjes së punëtorëve, krijimin e kushteve më të mira të punës dhe zbutjen e problemit të madh të papunësisë.

Në vendin tonë, ku papunësia e lartë mbetet një problem i mprehtë dhe i përmasave të mëdha, sipas PSD-së, 1 maji ka domethënie të veçantë dhe është ditë kur institucionet tona duhet të qartësojnë vizionin e tyre për plotësimin e kushteve të punëtorëve.

Socialdemokratët kanë premtua se do të mbesin të përkushtuar të vazhdojnë të jënë sindikata e qytetarëve të Kosovës në mbrojtjen e interesave të tyre në kohën kur nevoja për një mbeshtetje të sinqertë është më e madhe se kurrë.

PSD-ja vlerëson që është nevojë imediate që të miratohet sa më i shpejtë i Ligjit për punë, të ketë pagë meritore për të gjithë punëtorët, siguri në punë, mbrojtje nga shteti për punëtorët, dhe mundësi për avancime në punë. /Telegrafi/