Partia Socialdemokrate (PSD) në Ditën e Evropës, përmes një aksioni simbolik afër Ambasadës së Gjermanisë, ia ka dërguar faturën e shfrytëzimit këtij shtetit për mjekët dhe infermierët që po i merr falas nga Kosova.
Zgjim Hyseni nga PSD-ja, u shpreh se Gjermania po eksporton mallra, ndërsa po importon njerëz nga vendet e shpopulluara.
Ai theksoi se vetëm në këta katër muajt e parë të këtij viti, 91 mjekë kanë ikur nga Kosova, e të cilët po të shkolloheshin në Gjermani, do të kushtonin 18.2 milionë euro.
“Gjermania po eksporton mallra e po importon njerëz. Vendet e shpopulluara janë në anën tjetër e parajsës ekonomike atje. Burimet publike të Kosovës po e financojnë sistemin shëndetësor gjerman. E në anën tjetër, Gjermania është ekonomia e katër në botë për nga madhësia, ndërkohë janë burimet publike të Kosovës që po ia financojnë shëndetësinë. Vetëm katër muajt e parë të këtij viti prej Kosovës kanë ikur 91 mjekë. Nëse llogarisim për secilin mjekë, prej tyre po të shkollohej në Gjermani, do të bënte 200 mijë euro, atëherë i bie që 18.2 milionë euro populli i Kosovës e ka ndihmuar Gjermanin e varfër. Nëse ia shtojmë kësaj edhe 9 milionë të tjera që janë për 300 infermierë, atëherë i bie që për katër muaj, ne ia kemi kursyer Gjermanisë 27.2 milionë euro. Nëse trendi kish me vazhduar si në katër muajt e parë, i bie që na ia kursejmë Gjermanisë ose e subvencionojmë shëndetësinë gjermane për 81 milionë euro. Ky nuk është asgjë më pak sesa shfrytëzim”, tha ai.
Sipas Hysenit, Ballkani e Kosova po zbrazen si pasojë e kësaj pabarazie që po ndodh duke u thirrur në treg të lirë.
“Kjo marrëdhënie e pabarabartë duhet me ndryshuar, përndryshe nuk ka asnjë kuptim që me quajtur njëri-tjetrin partnerë. Bile nuk ka asnjë kuptim me ekzistuar Kosova si shtet nëse ekonomia po na shpopullohet, nëse është kështu duhet shtuar pyetjen pse mos të bëhet Kosova një prej landeve të Republikës Gjermane, së paku bile në atë rast kishim me i gëzuar të gjitha të drejtat dhe mbrojtjet sociale që ofrohen në Gjermani. Përndryshe, ne jemi bërë vetëm riciklim i profitit që ekziston në qendër. Për këtë arsye sot kemi ardhur këtu te Ambasada Gjermane me iu thënë se kjo është fatura e shfrytëzimit dhe kjo faturë është shumë e kufizuar sepse nuk ka të dhëna për profesione të tjera. Faturën e shfrytëzimit e kemi sjell këtu sepse këtu është një prej burimeve të pabarazisë”, thekson Hyseni.
Viteve të fundit shëndetësia kosovare po ballafaqohet me ikje të madhe të profesionistëve shëndetësor. Vetëm në vitin 2022, 205 mjekë të rinj ikën jashtë Kosovës, derisa rreth 60 specialistë shëndetësor e lanë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, për të vazhduar punën në spitalet privat në vend, ku u ofruan paga shumë më të mira.
Ndërsa, rreth 630 infermierë shkuan në vendet evropiane për të punuar. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa