LAJMI I FUNDIT:

PSD: Burg me kusht deputetit opozitar për posedim të gazit lotsjellës, gjobë për pushtetarët që gjuajnë me armë

PSD: Burg me kusht deputetit opozitar për posedim të gazit lotsjellës, gjobë për pushtetarët që gjuajnë me armë

Partia SocialDemokrate ka reaguar lidhur me vendimin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila e ka dënuar sot deputetin Fisnik Ismaili me gjashtë muaj burgim me kusht për veprën “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në reagimin e PSD-së thuhet se vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore ndaj deputetit Fisnik Ismaili shpreh supremacionin juridik e politik ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndaj vullnetit të 205 mijë qytetarëve të cilët shprehën kundërshtimin e tyre në peticionin kundër marrëveshjeve që cenonin qenësinë e Republikës.

Reagimi i plotë i PSD-së:


“6 MUAJ BURG ME KUSHT DEPUTETIT OPOZITAR PËR POSEDIM TË GAZIT LOTSJELLËS, GJOBË PËR PUSHTETARËT QË GJUAJNË ME ARMË ZJARRI!

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar sot deputetin Fisnik Ismailin me gjashtë muaj burgim me kusht për veprën “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Siç dihet, Fisnik Ismaili është dënuar me akuzën për posedim të gazit lotësjellës, në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, në kundërshtimin e tij politik të ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe të marrëveshjes për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

Kjo përkundër faktit që tashmë Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se disa prej pikave të marrëveshjes për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Derisa në anën tjetër, Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe presidenti i Malit të Zi, z. Filip Vujanoviq, janë pajtuar për mundësinë e korrigjimit të Marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, çfarë dëshmon edhe dyshimet e bazuara për gabimet në marrëveshjen për përcaktimin e vijës kufitare mes dy shteteve.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore ndaj deputetit Fisnik Ismaili shpreh supremacionin juridik e politik ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndaj vullnetit të 205 mijë qytetarëve të cilët shprehën kundërshtimin e tyre në peticionin kundër marrëveshjeve që cenonin qenësinë e Republikës.

Ky aktgjykim është i paqëndrueshëm, siç e dëshmoi edhe pamundësia e prokurorisë për ta dëshmuar akuzën për “pengim të personit zyrtar”. Por ai është sidomos absurd dhe jolegjitim, kur merret parasysh se po e njëjta gjykatë themelore ka shqiptuar së fundi dënim me gjobë për gjuajte me armë, në rastin e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala dhe ish-kryetarit të Skënderajt Sami Lushtaku.
Kjo mungesë e konsistencës dhe praktikat e pauinifikuara konfirmojnë edhe një herë padrejtësinë e vendimeve të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.”, thuhet në reagimin e PSD-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori