LAJMI I FUNDIT:

PSD: Asociacioni, dështimi i Kurtit dhe kapitullimi i tij në dialog

PSD: Asociacioni, dështimi i Kurtit dhe kapitullimi i tij në dialog

Partia Socialdemokrate (PSD) ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për vendimin e fundit për dhënien e pronave Manastirit të Deçanit, ndërsa kanë paralajmëruar se themelimi i Asociacionit do të shënojë kapitullimin e tij në dialog

PSD, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për pronën e Manastirit të Deçanit, ka thënë se “edhe dje e pamë se si përmbysjen  e rezistencës së tij e prezantoi si virtyt e sakrificë, vetëmohim me logjikë të shëndoshë, për një të mirë më të lartë”.


“Ndonëse kjo e djeshmja nuk ishte e veçantë, por praktikë e përditshme gjatë qeverisjes së tij, nuk mund të flasim për veprim, por për metodë të sigurimit të imazhit e mirëmbajtje të maskës mbi fytyrën e vetëdijshme për kompromiset e sanksionet si taksë për teatralitetin”, thuhet në komunikatën e PSD-së, transmeton Telegrafi.

Duke folur për Kurtin, PSD thotë se, “synimi është më se i qartë, teksa skenat dita-ditës përshkallëzohen, lavde thuren nga vasalët e aleatët kritikojnë e sanksionojnë. Fundi po vjen e Asociacioni do të mbetet dështimi i Kurtit e kapitullimi i tij në dialog”.

“Me këmbënguljen e Kurtit për të mbajtur gjallë mitin rreth tij si i pakompromis, ai po pranon jo thjesht kompromise, por edhe kushte”.

“Sa me i madh vrulli për të thënë ‘jo’, aq më e madhe fjala ‘po’ në fund, të cilën me heshtje e lakime gjuhësore tenton ta mbulojë, për ta mbajtur në kujtesë vetëm rezistencën e përkohshme për autobiografinë e tij. Por, pjesa më voluminoze ‘dëmet, Dështimet e Mashtrimet’ në autobiografi mbetet kryesorja dhe më kuptimplota për Kurtin dhe rezistencën e tij për e drejt Asociacionit”, thuhet në komunikatën e PSD-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori