Policia e Kosovës ka ndërhyrë në aktivitetin që ishin duke mbajtur anëtarët e Partisë Socialdemokrate në sheshin Skënderbeu, ku kishin filluar të hedhin ngjyrë në drejtim të objektit të Qeverisë.

Policët kanë përdorur edhe sprej lotësjellës ndaj aktivistëve të PSD të cilët në ndërtesën e qeverisë kanë shkruar "Gjakderdhje financiare" dhe të njëjtën e kanë goditur me ngjyrë të kuqe.


Në këtë përleshje ishte edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Në mesin e të arrestuarve janë Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Frashër Krasniqi. /Telegrafi/

183231377 4304930012872183 8387021751592524265 n

183401066 494938248381567 6216746481089764293 n