LAJMI I FUNDIT:

Provojeni menjëherë: Frizura që do t’ju bëjë të dukeni së paku pesë kilogramë më të dobëta

Provojeni menjëherë: Frizura që do t’ju bëjë të dukeni së paku pesë kilogramë më të dobëta

Gërsheti në majë të kokës do të theksojë mollëzat tuaja, mirëpo njëherësh do të zgjasë dhe do të ngushtojë vizualisht fytyrën ashtu që do të dukeni së paku 5 kilogramë më të dobëta

Shumë personalitete të famshme të Hollywoodit, si p.sh. Kim Kardashian, Marie Jay, Hailey Bieber dhe Bella Hadid kanë meritën për kthimin e madh të frizurës, e cila ka shënuar njëzetvjetorin, transmeton Telegrafi.


Fjala është për gërshetin në majë koke, i cili, pos që duket elegant, ka fuqinë që vizualisht të ngushtojë dhe zgjasë fytyrën, ndërkaq është perfekt për raste kur flokët nuk janë të thara mirë.

Këtë frizurë mund ta bartin të gjitha damat të cilat kanë flokë të gjatë deri në supe apo edhe më të gjatë.

Kur është fjala për rastet elegante, kur flokët tuaj duhet të duken perfekt, më mirë do të ishte që t’i spërkatni me llak për flokë në mënyrë që t’i rrafshoni të gjitha qimet dhe të pengoni shfaqjen e elektricitetit.

Gërsheti në majë të kokës duket shkëlqyeshëm me sy maceje, ashtu që lirisht orientohuni për ‘smokey eyes’ të famshëm.

/Telegrafi/