Provoi të arratisej nga burgu i maskuar si grua (Foto)

17:"© Police Handout
Francisco Harrera Argueta që vuan dënimin për vrasje në një burg në Honduras, ka provuar të arratiset i veshur me fustan, taka dhe me parukë në kokë.
Burri 55-vjeçar, ka shfrytëzuar letërnjoftimin që e ka harruar një grua dhe ka dashur ta shfrytëzonte, që të ikë gjatë kohës së përfundimit të vizitave, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, rojat e kanë vërejtur se po ecë dyshimtë, si dhe zëri tij ishte shumë i thellë.
“Kur e pyetëm se kënd e vizitoi, na ktheu përgjigjen me zë të thellë, sa që na frikësoi”, ka thënë njëri nga kontrolluesit, që i ka bllokuar dyert menjëherë.
Rasti është konsideruar qesharak, meqë ai kishte lyer thonjtë dhe kishte vënë shtesa në gjoks, por nuk ia doli të mashtronte. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































