LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit me pankarta ironizuese në Tiranë, “Burg Brother VIP”

Protestuesit me pankarta ironizuese në Tiranë, “Burg Brother VIP”

Me qindra protestues janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,  që është organizuar si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Protestuesit në duar mbajnë disa pankarta me mbishkrimet “Pluralizmit i dalim Zot”, “Çka të bën FBI, s’ta bën Perëndia”, si dhe një pankartë të madhe duke ironizuar me mbishkrimin “Burg Brother VIP”.

Telegrafi ju sjell fotografi nga protesta e opozitës në Tiranë.


Ndërkaq, në këtë protestë janë 1,500 forca policie që do të jenë të pozicionua në pikat e ndryshme të qytetit për të siguruar mbarëvajtjen. /Telegrafi/