Nga: Kim Ghattas / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Po aq befas siç nisën në shtator, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini – në paraburgim, nga policia – protestat e mëdha që përfshinë më shumë se 150 qytete dhe qyteza anembanë Iranit, duket se u zhdukën kah fillimi i këtij viti. Ikën gjithashtu mitingjet e mijëra iranianëve në diasporë, që nga Berlini e deri në Otavë dhe në Los Anxhelos. Artistët perëndimorë nuk po i presin më flokët dhe nuk po bërtasin “Gruaja, Jeta, Liria” – në shfaqjet publike në mbështetje të lëvizjes së protestës, që ishte sfida më serioze për Republikën Islamike që nga Revolucioni i Gjelbër i vitit 2009.
Përtej titujve të lajmeve, vazhdon acarimi kundër regjimit. Billbordet digjen. Gratë ecin rrugëve, të zbuluara, duke ua ngulur sytë zbatuesve të hixhabit ose duke shkruar grafite në mure. Protesta të shpërndara në provincat e largëta. Por, tash për tash, momenti ka ikur. Ky është cikli tipik i zbaticës dhe i rrjedhës së lëvizjeve protestuese në mbarë botën.
Në Iran, po shkurtohet hendeku midis çdo ngritjeje dhe rënieje. Regjimi e di se ky është veçse një pushim i përkohshëm. Është përpjekur të blejë kohë dhe stabilitet, duke bërë kompromise të vogla, duke futur më shumë frikë dhe duke iu drejtuar diplomacisë për ta rifituar legjitimitetin. Shqetësimi kryesor i regjimit është që, kur të vijë koha, të jetë e lehtë bartja e postit të liderit suprem 84-vjeçar, Ayatollah Ali Khamenei.
Karim Sadjadpour nga Instituti Karnegi për Paqe Ndërkombëtare [Carnegie Endowment for International Peace] e përshkroi si një ngërç i “një teokracie sunduese të mplakur e të paaftë për reforma për një shoqëri të re të lodhur nga jetesa nën një shtet të represiv shoqëror dhe të falimentuar policor”. Gjashtëdhjetë për qind e iranianëve janë nën 30 vjeç.
Ashtu siç rrodhën ngjarjet që ushqyen protestat, ndërthurja e elementëve të ndryshëm e solli këtë pauzë. Përballë arrestimeve masive dhe brutalitetit vdekjeprurës – përfshirë policinë që qëllonte qëllimisht protestuesit – turmat u tërhoqën. Të paktën 500 njerëz u vranë. Autoritetet e kanë gjithashtu në qejf ekzekutimin, për të përhapur terror. Reperi Toomaj Salehi – tekstet e patrembura të të cilit janë zëri i një brezi – ka qenë në izolim që nga arrestimi në tetor. Gjyqi i tij më në fund u zhvillua me dyer të mbyllura, gjatë dy seancave në 10 ditët e fundit. 32-vjeçari akuzohet për “korrupsion në tokë” dhe mund të përballet me dënimin me vdekje. “E shohim dritën pas këtij ferri … as shtypja, ligjet apo ekzekutimet nuk mund të na ndalojnë”, thotë ai në këngën e tij Fushëbeteja. Askush nuk mund ta parashikojë shkëndijën e ardhshme.
Në fillim të shkurtit, figurat e mërguara të opozitës, u mblodhën për ta shpallur një koalicion që punon në një kapitull për të ardhmen e Iranit. Dukej se ishte përpjekja e parë e besueshme, gjatë dekadave, për ta arritur unitetin në një diasporë të shpërndarë, duke përfshirë këtu Reza Pahlavin II, ish-princin e kurorës së Iranit, pastaj Masih Alinejadin, një prej aktivisteve më të shquar kundër regjimit dhe hixhabit të detyrueshëm, si dhe Shirin Ebadin, fituesen e Nobelit për Paqe. Ndarjet midis monarkistëve dhe republikanëve laikë të ushqyer nga krahu i djathtë, shpeshherë agresivë ndaj Pahlavit, bëjnë me dije se koalicioni u shpërbë brenda një muaji. Regjimi gjithashtu mendohet se i futi taktikat përçajë dhe sundo, për t’i sabotuar këto përpjekje.
Iranianët kanë protestuar për dekada, me ose pa diasporë. Por, për të pasur sukses, shumica e lëvizjeve në rrugë e kërkojnë një presion ndërkombëtar ose një opozitë në mërgim ose një kombinim të të dyjave, përfshirë vetë revolucionin e Iranit të vitit 1979. Një aktivist i shquar kundër regjimit më tha se është i thellë zhgënjimi brenda Iranit. “Po vdesim përbrenda, e ju po luftoni me njëri-tjetrin”, ishte mesazhi. Do të krijohen aleancat e tjera, duke i nxjerrë mësimet nga kjo përvojë.
Në kohë të duhur, pikërisht kur koalicioni po shpërbëhej në mars, Irani arriti të dalë nga izolimi. Teherani dhe Riadi njoftuan se po i rivendosnin marrëdhëniet diplomatike, pas një ndërprerjeje shtatëvjeçare. Kontaktet me Perëndimin rifilluan gjithashtu për çështjet bërthamore dhe për lirimin e personave me shtetësi të dyfishtë e që mbahen në Iran. Teherani shpreson se kjo diplomaci do të sjell marrëveshje ekonomike ose lehtësim sanksionesh – paratë që mund t’i përdor për të qetësuar ata që janë detyruar të dalin në rrugë, nga mjerimi ekonomik, duke i ndarë nga aktivistët dhe protestuesit e Gjeneratës Z. Por, deri tash, diplomacia është vetëm fjalë.
“Regjimi ka vdekur. Vetëm se ende nuk po e dinë”. Këto ishin fjalët goditëse të artistit iranian që jeton në Gjermani, Parastou Forouhar, pas një vizite në Teheran – gjatë protestave. Shkatërrimi i Republikës Islamike të Iranit shpeshherë është parashikuar, por fuqia e saj e qëndrueshme për 44 vjet, i ka kundërshtuar të gjitha pritshmëritë. Megjithatë, diçka është thyer në mënyrë të pariparueshme. Irani është në ethe dhe çdo valë e protestave ndërtohet mbi atë të mëparshmen. Dhe, përvjetori i parë i vdekjes së Aminit shpejt po afrohet. Cilët elementë do të përafrohen për valën tjetër të disidencës? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025