Punëtorët e KEDS-it kanë mbajtur sot grevë një orëshe para ndërtesës së kësaj kompanie në Prishtinë me dy kërkesa kryesore; ngritje të pagave si dhe nënshkrim të kontratave kolektive.
Aty paralajmëruan grevë të përgjithshme dhe kolaps energjetik në mbarë vendin, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri në shtator.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, kërkesat e punëtorëve të KEDS-it i ka quajtur legjitime.
“BSPK-ja është krejt me juve, kërkesat e juaja janë legjitime, të ligjshme në marrëveshjen kolektive, në diskutimet me Qeveri. Zero pesë për qindëshi i përvojës së punës duhet të realizohet, patjetër duhet të realizohet jo sikurse nuk e realizojnë, por atyre një mesazh ua dërgoj që të realizohet sa më parë, që t’i thërrasin sindikalistët të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë për pagën e punëtorëve, për jetën e punëtorit, për një pagë të dinjitetshme. Përndryshe protesta do të vazhdojë, sot me kaq punëtorë, nesër në të gjitha distriktet do të organizojmë protesta masive”, u shpreh Ajdini.
Kryetari i Sindikatës së Prishtinës, Ahmet Hyseni, ka paralajmëruar grevë të përgjithshme.
“Na nuk do të zmbrapsemi prapa do të luftojmë, më nuk ka kthim mbrapa, na asgjë nuk po lypim çka nuk na takon, na takon kontrata kolektive e përgjithshme, na takon rritja e pagave për atë arsye iu garantoj që në shtator do të fillojmë me grevë të përgjithshme nuk do të ndalemi, edhe një selam po ua dërgoj këtyre në ndërtesë se është shumë keq me mendua ata me përfitua në shpinë të dikujt tjetër, nuk kanë me përfitua, atë iu garantoj”, tha Hyseni.
Ndërsa nënkryetari i FSPE-së, Fehmi Pajaziti, u shpreh se ka mjaft hapësirë të realizohen kërkesat e tyre pa ndikuar në tarifat e konsumatorëve.
“Të unifikuar këso fare si jemi besoj në realizimin e qëllimeve tona, synimeve tona, të cilat mendojmë dhe aspirojmë të shkojmë në shtator në grevë të përgjithshme gjenerale, mirëpo bëj apel tek institucionet relevant, gjegjësisht në këtë rast tek menaxhmeti KEDS dhe institucionet tona që e kanë shitur e kanë privatizua këtë rast Qeveria që të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe mos të shkojmë deri tek shtatori, por të ngriten pagat dhe të realizohet marrëveshja e përgjithshme kolektive që jemi të dëmtuar ne si klasë punëtore”, u shpreh ai.
Se kërkesat e punëtorëve të KEDS-it janë të drejta e ka thënë edhe nënkryetari i Sindikatës së Re të Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica i cili ofroi edhe mbështetje për realizimin e kërkesave të punëtorëve.
Gjatë ditës së djeshme punëtorët e KEDS-it në Mitrovicë kanë protestuar për një orë para ndërtesës së kësaj kompanie. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova