LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë banorët e Orllanit para MMPH-së, 900 mijë euro i mungojnë projektit te ujësjellësit (Video)

Protestojnë banorët e Orllanit para MMPH-së, 900 mijë euro i mungojnë projektit te ujësjellësit (Video)

Projektit të ujësjellësit në fshatin Orllan të Podujevës, po i mungojnë hiq më pak se 900 mijë euro. E kjo ka bërë që banorët të protestojnë e kërkojnë sqarim për ato mjete. Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, u tregoi atyre se ku janë orientuar këto para.

Banorë të Ollanit u mblodhën para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për të kërkuar nga Ministri Fatmir Matoshi arsyet pse buxhetit të ndarë për projektin e ndërtimit ujësjellësit në fshatin e tyre po i mungojnë 900 mijë euro. Ku kanë shkuar ato para dhe kur do t’i kthehen projektit, në mënyrë që të nis implementimi i tij.

“Vitin e kaluar është ndarë buxheti prej 1 milion e 300 mijë eurove, kurse këtë vit ai buxhet është copëtuar dhe nuk e dimë ku kanë shkuar ato mjete”, thotë banori Agim Ibishi.


“Fatkeqësisht ne kemi bërë shumë kërkesa për kyçje të atyre banorëve. Prej dy vitesh ne kemi bërë edhe tryeza me institucionet përkatëse…”, thotë banori tjetër Rexhep Zeka.

“Po hyjmë e po i shikojmë zyrat e këtyre ministrave, dhe po i marrim familjet tona, sepse garant këtu ujë ka. Besojmë se edhe banjat i kanë të mira sepse ne nuk i kemi. E këta le të shkojnë le t’i hapin zyrat te na, e të bartin ujin nga rekat e puset. Të shohim a po munden”, thotë banori tjetër Fahri Hoxha.

Ministri Matoshi i priti të gjithë në zyrën e Ministrisë, ku arsyetoi para tyre mungesën e gati një milion eurove, se qeverisja paraprake i ka zhvendosur ato ne projektet që i ka vlerësuar si prioritare.

“Largimi i mjeteve nga projekti juaj, janë larguar nga buxheti më datë 25 qershor [2018]. Në atë kohë unë nuk e kam udhëheq këtë ministri dhe nuk kam pasur njohuri për këtë vendim. Kam kërkuar nga drejtori ynë i buxhetit sqarim pse ka ndodhur kjo. Ai më ka thënë se gjatë planifikimit të qarkores së parë buxhetore ka pasur prioritete tjera nga ish-ministrja, dhe ka pasur edhe shkurtime tjera”, tha Fatmir Matoshi.

Ai premtoi se mjetet do te kthehen dhe brenda vitit do të nis implementimi i projektit për furnizim me ujësjellës të Orllanit./ RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori