LAJMI I FUNDIT:

Protestohet para shkollës fillore “Naim Frashëri” – prindërit dhe nxënësit kërkojnë të fillojë procesi mësimor

Protestohet para shkollës fillore “Naim Frashëri” – prindërit dhe nxënësit kërkojnë të fillojë procesi mësimor

Për të dytën ditë me radhë po protestohet në Prishtinë për nisjen e procesit mësimor, në kohën kur greva në arsim ka hyrë në javën e pestë.

Pasi të hënën u protestua para shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë, sot kanë protestuar prindërit dhe nxënësit para shkollës “Naim Frashëri”.


Ata kanë kërkuar që të arrihet marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe SBASHK-ut, pasi nxënësit e kanë vendin në shkolla.

“Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ‘Naim Frashëri’, Prishtinë, është mbledhur sot për të shprehur shqetësimet tona lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin shkollor 2022/2023. Ne ndjehemi tejet të zhgënjyer dhe të indinjuar për prolongimin e një epilogu ndërmjet Qeverisë dhe SBASHK e që respektivisht ndikon negativisht në fëmijët tonë. Po bëhet pothuajse një muaj që fëmijët janë jashtë objekteve shkollore dhe në këtë vazhdë të mosmarrëveshjeve po neglizhohet mirëqenia e fëmijëve tonë, respektivisht e ardhmja e Kosovës”, thuhet në reagim.

“Përmes kësaj proteste, ne, prindërit e SHFMU ‘Naim Frashëri’, duam të dërgojmë mesazhe tek të gjitha palët që të bashkëbisedojnë dhe që sa më shpejtë të bëjnë zgjidhje në të mirën e përgjithshme, por assesi duke cenuar të drejtën e shkollimit të fëmijëve. E drejta e fëmijëve për arsim është e drejtë e siguruar përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

“Çdo përpjekje për ta parë apo shfrytëzuar këtë protestë si përkrahje të ndonjërës palë është e gabuar dhe tendencioze! Kërkesa jonë e vetme është – Të fillojë mësimi menjëherë!”, thuhet në reagimin e Këshillit të Prindërve të shkollës “Naim Frashëri”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori