Rreth tridhjetë njerëz sot në disa vende në Shkup kanë protestuar kundër nënshkrimit të shpallur të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për anëtar të Shoqatës "Bllazhe Koneski", të cilët protestuan në mënyrë paqësore para Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa më pas grupi u mblodh në afërsi të katedrales në Shkup, ku te sheshi "Kliment Ohridski" u vendos një skenë e improvizuar.


Proteste kunder marreveshjes MQ Bullgari 1

Protesta pastaj vazhdoi edhe para Qeverisë. Takimi i cili ishte i njoftuar në Ministrinë e Brendshme, shkaktoi bllokim të komunikacionit.

Proteste kunder marreveshjes MQ Bullgari 2

Përndryshe nesër, kryeministri Zoran Zaev me homologun e tij bullgar, Bojko Borisov, do të nënshkruajnë një marrëveshje mbi vendosjen e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. /Telegrafi/