LAJMI I FUNDIT:

Protesta, forma e vetme në Kosovë për të shprehur pakënaqësi (Video)

Protesta, forma e vetme në Kosovë për të shprehur pakënaqësi (Video)

Protesta si mjet i demokracisë për të shprehur pakënaqësitë, fillimet i ka nga Revolucioni në Amerikë.

Atje arsye e protestës ishin taksat e vendosura nga Britania e Madhe ndaj kolonive, pa miratimin e këtyre të fundit.

Në vendin tonë, viteve të fundit protestat janë bërë shumë të shpeshta.


Qytetarët kanë dalë shesheve të Kosovës për probleme të ndryshme duke filluar nga vendimet e gjykatave deri të rrëzimi i pushtetit.

Por, jo gjithmonë protestat e kanë arritur qëllimin e tyre.

Protesta e fundit e organizuar nga shoqëria civile, përmes së cilës kërkohej shkarkimi i Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, ndonëse u mbajt tre herë ajo dështoi pa arritur qëllimin.

Arton Demhasaj nga organizata Çohu thotë për RTV Dukagjinin se më shumë se kurrë tash është koha që qytetarët e Kosovës të dalin në rrugë për të shprehur pakënaqësitë, për të gjitha problemet.

“Mendoj që ka arsye të shumta për të organizuar protesta për faktin se kemi shumë probleme në shoqëri. Pse nuk kanë efekt protestat, unë mendoj që institucionet tona janë mësuar më këso lloj protestash dhe nuk u bëjnë përshtypje aty”, thotë Demhasaj.

Sipas Rasim Aliajt nga Organizata D4D, protestat masive në Kosovë duhet të ndodhin jo vetëm për çështje politike por edhe ekonomike.

“Arsye për të protestuar në këtë sistem të qeverisjes dhe me këto skandale të sistemit të qeverisjes ka çdo ditë. Qytetari i Kosovës me këto arsye ka të drejtë çdo ditë të protestojë për kauza të caktuara, duke përfshirë edhe çështjet ekonomike edhe ato socio politike”, thotë Rasim Aliaj nga D4D.

Profesori i kulturës politike, Agim Zogaj, thotë se mos koordinimi i opozitës ka bërë qe debatet nga parlamenti të zhvendosen në rrugë.

“Mos uniteti brenda opozitës në Kuvendin e Kosovës, krijon një hapësirë që edhe segmente të caktuar të qeverisë të ndjehen komod përkundër protestave demokratike të qytetarëve” thotë profesori i Kulturës Politike, Agim Zogaj.

Zogaj shton se heshtja e Qeverisë ndaj protestave vjen për shkak se protestat po marrin ngjyrime politike.

“Pushteti nuk i merr parasysh por i injoron protestat që dalin nga zëri i qytetarëve sepse këto protesta kanë ngjyrim partiak, pavarësisht se thirrën në interesin e qytetarëve apo interesin nacional e të tjera”, deklaroi profesori Zogaj.

Nesër është planifikuar të mbahet protestë e veteranëve të luftës së UÇK-së në rajonin e Pejës, në lidhje me publikimin e fundit të listave të veteranëve që konsiderohen mashtrues. Ndërsa protesta tjetër do të jetë ajo e lëvizjes Vetëvendosje më 29 shtator.

Protesta e thirrur nga Vetëvendosje synon të kundërshtojë veprimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi, që lidhen me fazën e fundit të dialogut me Serbinë dhe idenë e tij për korrigjim kufijsh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori