Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani në një deklaratë për media lidhur me protestën e serbëve në Zubin Potok theksoi se kultet fetare, religjioni, feja janë e drejtë e pacenueshme e njerëzve dhe policia nuk ka të bëjë asgjë me deklaratat që janë bërë për dëmtime të objekteve fetare, të paktën si organizatë zyrtare.
Elshani në një deklaratë për media tha se Policia e Kosovës para disa dite është informuar nga mediat se ka ndodh një dëmtim i një objekti fetar në një fshat në Zubin Potok.
Ai tutje tha se sipas informacioneve nga mediat, referuar fshatarëve ka pas policë dhe ka mundësi që ato dëmtime janë bërë nga zyrtarë policorë, nga policë në uniformë.
“Ne kemi shkuar në vendin e ngjarjes pa pas ankesë zyrtare nga fshatarët, por kemi shkuar atje se kemi pasur njoftimin prej mediave dhe pasi është bë vend-shikimi kemi biseduar me fshatarët, disa prej tyre i kemi ftuar në stacion policor dhe kemi marr intervistë”, njoftoi tutje Elshani.
Sipas tij, një raport final i policit është punuar dhe është njoftuar Inspektorati.
Ai tutje njoftoi se tash varet nga Inspektorati Policor i Kosovës nëse do ta hetojnë ata rastin, apo do të kërkojnë asistimin dhe nga Policia.
“Ajo çfarë mund të themi është se kultet fetare, religjioni, feja janë e drejtë e pacenueshme e njerëzve dhe policia nuk ka të bëjë asgjë me atë punë, të paktën ne si organizatë zyrtare.
Edhe nëse një rast e tillë ka ndodh ne duhet ta dëshmojmë, ne punojmë në bazë të fakteve dhe kjo do të punohet”, tha ai.
I pyetur se a ka pas patrulla policor në atë kohë, ai tha se në mënyrë specifike nuk mundtë thotë pasi rasti është në hetime, por sipas tij, Policia është kudo në Kosovë, edhe në veri të vendit.
“Po siç thash ne duhet të dëshmojmë në bazë të provave… E jona është me tregu që jemi të dedikuar me zhvillu hetime qysh e parasheh ligji”, tha ndër të tjera Elshani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit