LAJMI I FUNDIT:

Propozimi i Zelenskyt për prodhimin e armëve, Rama: Duam të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër

Propozimi i Zelenskyt për prodhimin e armëve, Rama: Duam të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me komisionerin Oliver Varhelyi, komentoi deklaratën dhe kërkesën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për prodhimin e përbashkët të armëve.

Por a i ka kapacitetet Shqipëria për të prodhuar armë? Rama theksoi Shqipëria nuk ka industri prodhuese ushtarake të prodhimit të armëve, ndërsa shtoi se po punojnë për të lidhur një marrëveshje të tillë.

Kreu i qeverisë nënvizoi mes të tjerash se duhet të investohet në mbrojtje.


Rama: Plani i ri i rritjes, platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE
Lexo po ashtu Rama: Plani i ri i rritjes, platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE

“Patëm një samit të mirë dhe zhvilluar diskutime të mira mes presidentit Zelensky dhe të tjerëve. Ai samit tregoi diçka që është e rëndësishme, që të gjithë ishin këtu. Rajoni, ishte larg duave të Rusisë. Si rajon që kërkon të jetë pjesë e BE-së, e gjithçkaje. Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne si Serbia, Bosnja apo Kroacia nuk kemi industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi në dispozicion. Kemi punuar dhe po punojmë që të gjejmë marrëveshjen e duhur, partnerët e duhur. Të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër”, tha Rama.

“Presidenti Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit, që do të thotë investimi, prodhimi dhe bashkëpunimi. Të gjithë thanë po. Jo vetëm Shqipëria. Ky është proces. Ne e dimë që duhet të investojmë në mbrojtje. Gjithçka që mund të bëjmë në këtë drejtim, do ta bëjmë. Do e bëjmë me aleatët. Pjesa tjetër është e natyrshme”, shtoi kryeministri shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori