Dita e 25 marsit, ishte vendimtare nëse do të vazhdonte edhe më tutje të qëndronte e bashkuar opozita.
Ishin liderët e tre partive politike ai i VV-së, Visar Ymeri, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj që do të mblidhen edhe njëherë për t’u “koordinuar”para protestës së paralajmëruar të ndodh më datë 26 mars. Takimi u zhvillua në kafiterinë “Union” në Kryeqytet, ndërsa ishte paralajmëruar që nga ora 14:00, do të ketë një konferencë të përbashkët për medie.
Mirëpo, në ora 13 e 24 minuta, medieve do t’ju dërgohet një njoftim nga zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi se do të anulohet konferenca e paraparë për ora 14:00, pa dhënë shumë arsyetime.
Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh prapaskenat që erdhën deri tek anulimi i protestës.
Sipas disa burimeve, një nga shkaqet kryesore për anulimin e kësaj proteste dhe për fillimin e ndarjes së opozitës, ishte propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një partie të përbashkët opozitare- që do të quhej ALTERANTIVA. Gazeta Blic ka marrë vesh që propozimi i Vetëvendosjes për këtë alternativë u ishte paraqitur më herët dy partive opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, mirëpo që më 25 mars partia e drejtuar nga Visar Ymeri ishte e qartë- të vendosej për propozimin e VV-së, apo do të anulohej opozita.
“VV kërkonte që të vendosej për këtë alternativë, para se të vendosej përfundimisht për protestën. Dy partitë tjera opozitare, sidomos AAK hezitonte që ta pranonte një propozim të tillë, për faktin që e konsideronte se ishte një dominim i plotë i VV-së në subjektin e ri- Alternativa”, thekson ky burim, atë që ndodhi ndër të tjera në mbledhjen e 25 marsit.
Për shkak që nuk kishte një pajtueshmëri ndërmjet tri subjekteve politike, u vendos që të shtyhej protesta e paralajmëruar për datë 26 mars.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në disa paraqitje publike e ka theksuar disa herë që partia e tij nuk do të shkrihet në Vetëvendosje, duke e zbuluar në njëfarë forme këtë propozim të Vetëvendosjes. Për më tepër, kjo partie e kishte propozuar edhe një kundër ofertë, për listën e përbashkët opozitare.
Gazeta Blic e kishte siguruar këtë propozim të AAK-së, sipas të cilit, partia e cila i prin listës së përbashkët opozitare, i takon posti i kryetarit të Kuvendit, derisa partia e cila tjetër që e pason të dytin në listën zgjedhore, e ka postin e kryeministrit. AAK, në këtë propozim i kishte dhënë përparësi VV-së që të zgjedh e para.
Ndërsa, deputeti i VV-së, Glauk Konjufca duke e komentuar këtë propozim ka theksuar se VV-së i takon edhe bartësi i listës edhe mandatari për formimin e qeverisë, derisa kishte shtuar se Ramush Haradinaj nuk mund të bëhet kryeministër, derisa AAK është partia e katërt në vend.
Propozimi i Vetëvendosjes për Alternativën!
Gazeta Blic e ka siguruar dokumentin, të cilin e kishte propozuar Vetëvendosje, për krijimin e një subjekti të ri politik- gjegjësisht krijimin e Alterantivës.
Sipas këtij dokumenti, këtë subjekt të ri politik do ta përbëjnë kryetari i Alterantivës, zëdhënësi i saj, kryetari i VV-së, Visar Ymeri, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i Nismës, Fatmir Limaj dhe bartësi i Listës së shoqërisë civile.
“Alterantiva është bashkim i forcave opozitare në Republikën e Kosovës që kanë organizuar dhe vazhdojnë të organizojnë rezistencën kundër regjimit autoritar të instaluar nga koalicioni qeverisës LDK- PDL- Lista Srpska. Ky regjim i ka sjell Kosovës dy marrëveshje që e rrënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit: marrëveshja e 25 gushtit 2015 për “Zajednicën” dhe marrëveshja e 26 gushtit për demarkacionin me Malin e Zi. Për më shumë, regjimi e ka përkeqësuar situatën e përgjithshme socio- ekonomike të qytetarëve të Republikës duke e rënduar gjendjen në të gjithë sektorëtr, si dhe duke sunduar përmes taktikave të një shteti policor që ka tentuar vazhdimisht t’i shtypë zërat opozitarë me dhunë”, thuhet ndër të tjera në hyrje të këtij dokumenti, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic.
Në këtë dokument është paraparë edhe struktura organizative e kësaj partie.
Organi kryesor i Alteranativës do të ishte Këshilli Drejtues, i cili do të përbëhej: 3 përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje, 3 nga AAK, 3 nga Nisma, 3 nga Lista e Shoqërisë Civile dhe nga zëdhënësi i Alterantivës. Këshilli Drejtues drejtohet nga ana e drejtuesi i Këshillit, i cili njëherësh është edhe kryetar i Altërantivës.
Organi i dytë më i rëndësishëm i Alterantivës do të ishte Kryesia e Këshillit. Edhe Kryesia do të udhëhiqej nga drejtuesi i alterantivës, dhe në përbvërje të tij do të ishte, kryetari i VV, ai i AAK, Nismës, kryetari i Listës së Shoqërisë Civile dhe zëdhënësi i Alterantivës. Si organe tjera të alternativës janë paraparë edhe Grupet profesionale sipas sektorëve dhe grupet organizative.
Sipas këtij dokumenti, kryetari i Alternativës do të vij nga Vetëvendosje për shkak se ky është subjekti më i madh opozitare, derisa zëdhënësi do të vijë nga Lista e Shoqërisë Civile.
Gazeta ka marrë vesh se Albin Kurti, ish udhëheqës i VV-së, ishte ai i cili do të vinte në krye të kësaj Alternative.
“Me këtë propozim ishte një dominim i plotë i Vetëvendosjes, dhe nuk kishim si ta pranonim”, i ka thënë Gazetës Blic, në anën tjetër një zyrtar i lartë i AAK-së, në kushte anonimiteti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime