Mediet ruse për më pak se tre muaj kanë publikuan 500 lajme që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë kishin të bënin me Kosovën.
Kështu u tha në raportin “Observeri i Kosovës – Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial, 1 nëntor 2021 – 15 janar 2022”, prezantuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), duke shtuar se çdo i pesti lajm i publikuar kishte përmbajtje me dezinformata.
“Gjatë kësaj periudhe, Kremlini, Ministria e Jashtme Ruse, Misioni i Përhershëm Rus në OSBE dhe Ambasada Ruse në Serbi e kanë shënjestruar Kosovën drejtpërdrejtë ose në një kontekst më të gjerë, në një numër deklaratash, konferencash për shtyp dhe deklaratash për shtyp, ndërkohë që Misioni i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Misioni i Përhershëm Rus në BE dhe Përfaqësimi i Përhershëm Rus në Këshillin e Evropës, nuk kanë postuar në ueb-faqet e tyre ndonjë publikim lidhur me Kosovën”, thuhet në raport.
Mediet e përzgjedhura që origjinën e kanë në Rusi e që janë monitoruar brenda kësaj periudhe janë Sputnik International, Sputnik Serbia, Russia Today (RT), Meduza, Russia Insider, TASS, The Moscow Times, News Front, UNZ, The Duran dhe Pravda Report.
“Monitorimi i të dhënave tregon se gjatë kësaj periudhe këto mediume i kanë publikuar 598 lajme që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë kishin të bënin me Kosovën. Sputnik – botimi në serbisht i botoi 408 lajme, TASS me 13 lajme, Russia Today me 11 lajme, Sputnik International me 8 lajme, Russia Insider me 6 lajme, Pravda Report me 3 lajme, UNZ me 3 lajme, Meduza me 2 lajme, Moscow Times me 2 lajme, News Front me 2 lajme dhe Duran asnjë lajm”, thekson KIPRED.
Sipas tyre, 79 prej tyre kishin përmbajtje me dezinformata, ku numri më i madh i tyre vjen nga Sputnik Serbia.
“Nga 458 lajmet që kishin të bënin drejtpërdrejt ose tërthorazi me Kosovën, 79 lajme apo 17.2 për qind prej tyre përmbanin dezinformata. Numri më i madh i dezinformatave është botuar nga Sputnik Serbia (62), që është vijuar nga Russia Insider (5), Russia Today (3), TASS(2), Pravda Report (2), UNZ (2), Sputnik International (1), Meduza (1), Moscow Times (1), News Front (0) dhe The Duran (0)”, vijon raporti.
Po ashtu, raporti thotë se përqendrimi kryesor i përmbajtjeve të lajmeve të botuara nga mediet ruse ka pasur të bëjë me rrënimin e themeleve të legalitetit të shtetësisë dhe të sovranitetit të Kosovës, ndryshimin e narrativave të luftës dhe të krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, rrënimi i themeleve të kredibilitetit të angazhimit Perëndimor në shtetndërtimin e Kosovës dhe në dialogun Prishtinë – Beograd dhe paraqitja e komunitetit serb dhe e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë si të shtypura dhe të kërcënuara.
“Lidhur me përmbajtjen e lajmeve që kanë pasur dezinformata, të botuara nga këto botime mediale ruse, numri më i madh i tyre ka synuar t’ia rrënojë themelet kredibilitetit të angazhimit Perëndimor në shtet-ndërtimin e Kosovës, dhe në dialogun Prishtinë – Beograd (24), pastaj, t’ia rrënojë themelet shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës (21), pasuar nga paraqitja e komunitetit serb dhe Kishës Ortodokse Serbe si të shtypura dhe të kërcënuara (20), dhe t’i ndryshojë narrativat e luftës dhe të krimeve të luftës në ish-Jugosllavi (14)”, përfundon raporti.
Në fund, KIPRED thekson se analizat e diskurseve të lajmeve që përmbajnë dezinformime dhe keqinformime malinje të medieve të përzgjedhura, të cilat janë një dorë e zgjatur e Moskës, tregojnë se, në përgjithësi, ato i përcjellin narrativat e establishmentit të politikës së jashtme të Rusisë, dhe se Sputnik Serbia, Sputnik International, Russia Today (RT) dhe TASS-i mbeten në ballë të këtyre operacioneve informative malinje kundër Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025