Pronarja e trupit më seksi në botë zbulon sekretin e dukjes së saj (Foto, Video)

Qëkur reperi Kanye West ka publikuar spotin për këngën “Fade”, opinioni botëror nuk pushon së foluri për Teyana Taylor.
Modelja me një trup perfekt e të tonifikuar, që u bë kryetitull i lajmeve në muajin gusht, është rikthyer, por këtë herë për një program fitnesi, të cilin do ta promovojë me një turne botëror, transmeton Telegrafi.
Kjo është bërë e ditur nga vetë modelja me një postim në Instagram, ku tregon edhe titullin e këtij projekti.
Interesante? Më shumë se aq. Teyana do të mësojë vajzat të kenë një trup aq të tonifikuar sa të sajin, kështu që djema e kuptuat ku t’i dërgoni të dashurat?
Teyana Taylor është bërë nënë për herë të para 10 muajsh dhe e konsideron si sukses të sajin rikthimin në format e veta tani pasi shtatzënisë.
/Telegrafi/



































