LAJMI I FUNDIT:

Pronari i një Lamborghini në New York City tregon se ka marrë “gjobën më të çuditshme ndonjëherë”

Pronari i një Lamborghini në New York City tregon se ka marrë “gjobën më të çuditshme ndonjëherë”

Një shofer në Staten Island – New York City – është gjobitur për shkak të “zhurmës” së Lamborghini-t të tij prej 315,000 dollarësh.

Dhe ai mendon se gjoba e tij duhet të hiqet sepse ai nuk e modifikoi supermakinën për ta bërë zhurmën më të lartë, përcjell Telegrafi.

Anthony Aquilino tha se autoritetet i lëshuan atij disa gjoba për drejtimin e tij Lamborghini Huracan Performante 2018.


“Shuma e gjobës është 800 dollarë për shkeljen e parë. Shkelja e dytë është 1,700 dollarë dhe vepra e tretë është 2,700 dollarë”, ka thënë Aquilino.

Ligji i lejon qytetit vetëm të lëshojë bileta për makina të modifikuara qëllimisht për të rritur zhurmën e motorit të tyre, pretendon pronari i makinës në padinë e paraqitur javën e kaluar në Gjykatën e Lartë të Manhatanit.

E vetmja mënyrë që ai të shmangë gjobat në të ardhmen, vlerëson ai, do të ishte të ndalonte drejtimin e supermakinës me dy ulëse, “gjë që është padyshim e paarsyeshme”.

“E vetmja zgjidhje do të ishte shitja e automjetit”, tha Aquilino. “Si e luftoni ndryshe gjobën?”. /Telegrafi/