LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 11° cloudy

Prona në kontest gjyqësor e lë rrugën “Kadri Bistrica” në Mitrovicë në gjendje të mjerueshme – qytetarët ankohen vazhdimisht

Prona në kontest gjyqësor e lë rrugën “Kadri Bistrica” në Mitrovicë në gjendje të mjerueshme – qytetarët ankohen vazhdimisht
Rruga "Kadri Bistrica" në Mitrovicë

Qytetarët e Mitrovicës prej kohësh ballafaqohen me probleme infastrukturore.

Rruga “Kadri Bistrica”, prej më shumë se pesë vitesh ndodhet në gjendje aspak të mirë, madje gjysma e saj tani më është e shembur. Kjo rrezikon të gjithë qytetarët, por veçanërisht fëmijët.

Një qytetar për Telegrafin ka thënë se gjatë kësaj periudhe kohore e kanë adresuar problemin tek Komuna e Mitrovicës, por nuk ju kanë ndihmuar asgjë deri më tani.


“Për fëmijët është një gjendje e jashtëzakonshme sepse dalin të luajnë dhe mund të biejnë poshtë rrugës”, ka thënë qytetari.

Pjesa e shembur e rrugës tashmë po shfrytëzohet edhe si “depo” për hudhjen e mbeturinave, e cila stinës së verës paraqet problem sepse kundërmojnë erëra të rënda.

“Këtu kundërmojnë lloj-lloj erërash, ngordhje të kafshëve, hedhje të mbeturinave, këtu hudhet gjithçka”, është shprehur ai.

Ai ka shtuar se nga hedhja e mbeturinave janë shtypur gypat e kanalizimit dhe se tani janë shfaqur probleme edhe me kanalizim.

Një qytetare tjetër e cola po ashtu nuk ka dashur t’i publikohet emri, për Telegrafin ka thënë se problemi me kanalizim ekziston prej një viti.

Ajo ka theksuar se nga kundërmimi i erës së rëndë të kanalizimit, duhet ta pastrojnë rrugën disa herë.

Ndërsa pjesa e rrugës sipas saj, rrezikon të gjithë banorët e kësaj zone.

Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Mitrovicë, Bahtir Maxhuni, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se një person e ka blerë pronën rreth kësaj rruge nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) dhe ka filluar punën. Por, më pas është ankuar një pronar duke thënë se prona është e tij por që i’a ka marrë okupimi serb.

E sipas Maxhunit, këtu ka stagnuar procesi.

“Kanë shkuar nëpër gjykata dhe shkallën e parë e ka fituar pronari – blerësi. Ne kemi kontaktuar me të sepse ai ka thënë se nëse e fitoj shkallën e parë e vendosi murin mbrojtës. Kur ai e ka “ngacmuar” këtë pjesë qytetarët janë ankuar që po shembet”, ka thënë Maxhuni.

Ai ka theksuar se si Komunë kanë dashur t’a bëjnë murin mbrojtës por qytetarët kishin thënë ta mos e prekin sepse pacela ishte në kontest gjyqësor.

Drejtori për Siguri dhe Emegjenca është shprehur se vazhdimisht kanë “presion” nga qytetarët por që nuk kanë ditur se çfarë të bëjnë.

Tutje ai ka treguar se nga bisedat me qytetarët kishte kuptuar që një pjesë e madhe e murit matanë rrugës është në pronë të Komunës.

“Kemi dalë për të parë sesi qëndron kjo pjesë dhe është e vërtetë se një pjesë e madhe e murit është pronë e Komunës”, ka shtuar Maxhuni.

“Por kur është në kontekt gjyqësor dhe kur ish-pronari ka bërë ankesë duke aluduar se është pronë e tij dhe tani është në shkallën e dytë është prolonguar procesi që ai ose Komuna ta vendosin një mur. Kur ka kontekste gjyqësore ne nuk guxojmë ta prekim sepse është ende e paqartësuar se cila pronë kujt i takon”, ka theksuar ai.

Ai ka potencuar se po planifikon që së bashku me qytetarët ta bëjnë një peticion në Komunë dhe të kërkojnë që të bëhet një matje zyrtare e të qartësohet kjo pjesë që më pas Komuna t’i vazhdojë këto punime.

Maxhuni ka përfunduar duke thënë se rruga “Kadri Bistrica” është e qarkullueshme veçse sipas tij, çdo ditë rreziku bëhet më i madh për banorët që e frekuentojnë këtë pjesë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Kalo në kategori