Prokurorja Nebahate Salihu, mbylli hetimet për rastin e pronën milionëshe në Veternik e cila pronë dyshohet se u fitua përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, bazuar në një zarf të ardhur përmes Postes “DHL Serbia”.
Në këtë zarf të dërguar përmes rrugëve jozyrtare, kinse gjendej historiku i kësaj prone 9 hektarshe dhe i referohej Kosovës Republikë, çka sipas palëve ngiste dyshimin për një falsifikim tjetër të radhës.
Në një përgjigje me shkrim për “Betimi për Drejtësi”, Danilo Radunoviq, përgjegjës i Departamentit të Arkivave të Entit Republikan i Gjeodezisë në Serbi, ka thënë se ata nuk kanë asnjë lidhje me ketë dërgesë.
“Enti Republikan i Gjeodezisë-Departamenti i Arkivës dhe unë personalisht, nuk kemi asnjë lidhje me dërgesën e DHL që ju e përmendni, si dhe nuk e kemi njohuri se kush e ka dërguar”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni të Serbisë.
Tutje, në përgjigjen e këtij institucioni të Serbisë, thuhet se Enti Gjeodezik Republikan lëshon dhe dërgon dokumente vetëm në mënyrën e përcaktuar me ligj dhe kjo nuk dërgohet përmes Postës “DHL”.
“Betimi për Drejtësi”, të shtunën, më 26 tetor 2024, publikoi hulumtimin “Misteri i zarfit nga Serbia “provë e dyshimtë” për pronën milionëshe”, ku tregohej se si prokuroria kishte vendosur t’ia falte besimin një prove të ardhë përmes Postes.
Në këtë rast, pronarë të rreth 3 hektarë tokë pretendojnë të jenë Nexhat dhe Gursel Sadiku.
“Është për çudi qe ia falin besimin një dokumentit që vjen në mënyrë private në një rast ku dyshohet se është kryer një vepër penale e falsifikimit”, ka thënë Saranda Keqekolla-Sadiku, avokate e palëve të dëmtuara.
Ndërsa, të dyshuar për këtë rast janë Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi.
Kjo pronë ishte fituar në Gjykatë nga Zojë Hyseni për nëntë muaj, e cila kishte vdekur gjatë procedurave gjyqësore, në moshën 84-vjeçare, ndërsa si trashëgimtar i vetëm ishte paraqitur Ylber Hyseni. Kurse për shtatë vite nuk ishte trajtuar padia e familjes Sadiku.
Në aktgjykimin për fitimin e pronësisë thuhej se, dokumentet origjinale të pronës gjendeshin në arkivat përkatës të Prishtinës. Por, e vërteta nuk qëndronte ashtu, dokumentet nuk ishin gjetur në arkiva, kështu Prokuroria kishte kërkuar bashkëpunimin ndërkombëtar me Serbinë.
Në kërkesën e drejtuar përmes bashkëpunimit ndërkombëtar policor ILECU, kishte marrë përgjigje se dokumentet e kërkuara nuk gjendeshin në arkivat e tyre. Kështu, edhe në përgjigjen e dërguar për “Betimi për Drejtësi”, ata kanë thënë se për këtë kërkesë janë përgjigjur përmes EULEX-it.
Prokurorja Salihu, këtë përgjigje zyrtare nuk e kishte përfshirë as në aktvendimin për pushimin e hetimeve. Ndërsa, zarfi i referohej kërkesës së Ministrisë se Drejtësisë. Kjo e fundit ka thënë se nuk ka marrë asnjëherë përgjigje lidhur me këtë kërkesë, e cila shkon përmes zyrës se BE-së, njësoj edhe përgjigja.
Hulumtimi i “Betimi për Drejtësi” tregon se si po hetohet edhe noteria Valdete Ademi që kishte noterizuar këto dokumente, e cila shihet se ka shoqëri me gruan e të dyshuarit Afrim Gashi, Melihate Gashin. Për Gashin Njësia e Inteligjencës Financiare kishte rekomanduar Policisë që të hetohej për transaksione të dyshimta dhe evazion fiskal.
Në një foto ku noteria dhe Melihate Gashi shihen në shoqërimin e njëra-tjetrës, prokuroja që ka mbyllur rastin Nebahate Salihu, kishte komentuar duke i dërguar një “lule të madhe”.
Prokurorja Salihu kishte refuzuar të përgjigjet se pse kishte mbyllur hetimet për këtë rast bazuar në një zarf.
“Përgjigjem me kohë. Ju kam tregu edhe herën e kaluar, se jam për ngutë, e kam një kërkesë atje. Më fal”, kishte thënë prokuroria Salihu.
Ndryshe, djali i Nexhat Sadikut, Ergyn Sadiku, i cili pretendon të jetë pronari i vërtetë i kësaj prone, thotë se arsyeja se po hasin në pengesa për të zbardhur ketë rast është se mbrapa të dyshuarve qëndrojnë njerëz të fuqishëm.
“Kemi gjetur fotografi që janë të komentuara në rrjete sociale mes anëtareve të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale z. Blerim Isufaj, fëmijët e tij bëjnë komente tek familja e Afrim Gashit, konkretisht i bëjnë komente bashkëshortes së Afrim Gashit, Melihate Gashit”, ka thënë Ergyn Sadiku.
Prokuroria e Apelit, pas ankesës së palëve, ka kthyer rastin në rivendosje dhe ka treguar se si Themelorja të veprojë tutje. /Betimi per Drejtesi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koci: Hetuesi policor është rikthyer në detyrë, nuk ka marr pjesë një asnjë tubim elektoral
U qëllua me armë nga i dashuri i gruas, detaje nga plagosja: Në kërkim 26-vjeçari
Ilire Dauti: Nuk do të pranoj që një pjesë e popullsisë të mos trajtohet në mënyrë të barabartë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025