LAJMI I FUNDIT:

Promoteri Hearn zbulon detaje nga rimeçi Joshua – Ruiz

Promoteri Hearn zbulon detaje nga rimeçi Joshua – Ruiz

Pasi Anthony Joshua dhe Andy Ruiz arritën marrëveshjen për rimeç në një vend neutral, promoteri Eddie Hearn ka zbuluar se do të ketë edhe juri dhe gjyqtarë neutral.

Dy boksierët e peshave të rënda arritën marrëveshje që ripërballja e tyre të zhvillohet më 7 dhjetor në Arabinë Saudite.

Njeri kryesor i kësaj përballje, Hearn ka thënë se boksieri britanik dhe ai meksikano-amerikan kanë të drejtë të zgjedhin edhe juri e gjyqtarë neutral.


Andy Ruiz Jr. dhe Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Të gjitha këto gjëra janë në kontratë”, ka thënë Hearn në një intervistë për Sky Sports. “Juri neutrale, gjyqtarë neutralë. Gjëra të njëjta me meçin e parë”.

“Aty do të jenë përfaqësues të boksit nga Britania e Madhe që do të jenë pjesë e komisionit në Arabinë Saudite, të njëjtën gjë do ta ketë edhe Ruiz”.

Andy Ruiz duke e nokautuar Anthony Joshuan (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Ne kemi dërgua një listë të personave që do të jenë pjesë e jurisë, por komisioni do t’i marrë vetëm disa nga ta”.

Andy Ruiz tregon dukjen e re dhe e paralajmëron Joshuan se do të jetë më i lehtë, më i shpejtë dhe më i fuqishëm
Lexo po ashtu Andy Ruiz tregon dukjen e re dhe e paralajmëron Joshuan se do të jetë më i lehtë, më i shpejtë dhe më i fuqishëm

“Të gjithë ata që do të përzgjidhen do t’i nënshtrohen rregullave të komisionit dhe mund të ketë po ashtu ndryshime në atë listë”, ka shtuar më tej promoteri i Joshuas.

Boksieri britanik shpreson që t’i rikthej tre tituj botëror, WBA, WBO dhe IBF që iu morën nga Ruiz në qershor të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori