Në maj të këtij viti, reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi, u përball me një skandal mjaft të madh mediatik kjo pasi një çift zviceran e akuzoi atë për vjedhje, zhvatje parash dhe vënie në lajthitje.

Lidhur me këto akuza, ajo po përballet me drejtësinë, dhe tashmë Prokuroria Zvicerane ka marrë një vendim drejt zbardhjes së rastit.


Gjykata e Kantonit të Luzernit ka treguar se zyra e Prokurorit Publik ia ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare reperes Loredana.

Loredana Zefi foto Ridvan Slivova 63

Ka qenë mediumi zviceran zentralplus.ch, ai që ka raportuar këtë vendim të marrë nga Autoritetet e Zvicrës.

Gjykata ka marrë këtë vendim nën arsyen se prejardhja e të ardhurave të saj është e dyshimtë.

Kundrejt këtij vendimi ka dalë vet rap-artistja, e cila ka kundërshtuar mos-lejimin e çasjes në xhirollogaritë e saj, duke bërë kërkesë që një vendim i tillë të mos zbatohet.

Loredana Zefi foto Ridvan Slivova 11 Loredana Zefi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Megjithatë, autoritetet kanë hedhur poshtë kërkesën e saj duke thënë se ajo nuk do të ketë drejtë kyçje në xhirollogari, dhe me gjasë nuk do të ketë para as për të paguar avokatin e saj.

Si rrjedhojë, rap-artistja Zefi ka angazhuar një avokat shtetëror që punon falas për shtetasit, që të angazhohet lidhur me rastin e saj.

Ndërkohë thuhet se hetimet për rastin e reperes nga Ferizaj do të marrin shumë kohë deri në zbardhjen e rastit. /Telegrafi/

Loredana Zefi foto Ridvan Slivova 64