Prokuroria e San Isidro ka pohuar se Diego Armando Maradona nuk ka marrë trajtimin e duhur.

Legjenda e futbollit ndërroi jetë nga një arrest kardiak në moshën 60-vjeçare më 25 nëntor.


Derisa avokatët po përpiqen të kuptojnë se kush ka të drejtë të përfitojë nga pasuria e tij, një hetim po vazhdon për të kuptuar nëse mjekët që kuruan Maradonan, kanë ndonjë përgjegjësi në vdekjen e tij.

Rezultatet e para të hetimeve janë bërë publike sot, raporton La Repubblica.

"Askush nuk u kujdes për pacientin, ne jemi duke folur këtu për një rast të neglizhencës serioze," pretendoi prokurori i San Isidro.

maradona gimnasia kuBC @abc

"Pacienti nuk u monitorua, nuk ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore siç do të kërkonte gjendja e tij. Ai nuk mori asnjë ilaç për sëmundjen e tij të zemrës”.

"Pa asnjë dyshim, mjeku i tij ishte Dr. Leopoldo Luque. Ai koordinoi një kujdes kaq të mangët në shtëpi, i cili ishte totalisht i paorganizuar. Pacienti i besoi atij verbërisht".

“Luque përshkruhet si një person që vuri re kampionin dhe donte të hynte në histori si mjeku që shpëtoi Maradonan”, ka shtuar më tej prokurori i rastit.

Sipas La Repubblica, hetuesit besojnë se Luque ishte pjesë e ekipit që kreu operacionin e trurit të Maradonës 20 ditë para vdekjes së tij.

Maradona u përcaktua si një pacient i vështirë, por Prokurori këmbëngul se ai duhej të trajtohej sipas praktikës, madje edhe kundër vullnetit të tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app