Aksion për drogë dhe pastrim parash në Prishtinë, detaje nga Prokuroria Speciale

Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës po zhvillon një operacion në disa lokacione.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Nora Luta.
Sipas saj, ky operacion lidhet me dyshimet me substanca narkotike dhe disa vepra penale.
“Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim me substanca narkotike dhe veprat penale: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve si dhe pastrimi i parave. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Luta.
Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelaniëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, për Telegrafin tha se operacionet policore po realizohen mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar."Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të prokurorisë kompetente është duke i realizuar dy operacione policore, të cilat përfshijnë disa lokacione në dy rajone të ndara. Operacionet policore janë duke u realizuar mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar", tha Kelani. /Telegrafi/

















































