LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria në Prizren kërkon që Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi”, të qëndrojë në burg

Prokuroria në Prizren kërkon që Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi”, të qëndrojë në burg

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për Hysri Peqanin, i njohur si “Burdushi”.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti, ka thënë për Telegrafin se rasti në fjalë është vazhdimësi e rastit të mëhershëm, dyshohet për ushtrim të kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe veprën penale të shantazhit.

Mehmeti ka theksuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është dorëzuar dje në Gjykatë.


“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë ditës se djeshme ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin H.P”, ka thënë Mehmeti.

Ndryshe, “Burdushi” ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit në vitin e kaluar me 1 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim.

Po ashtu Gjykata ia kishte ndaluar Peqanit ushtrimin e profesionit për tri vitet e ardhshme.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohej se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër.

Sipas kësaj aktakuze, Gjykata Themelore Prizren, e gjeti fajtor për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori