LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon paraburgim për vëllain e Xhafer Tahirit, që u incizua duke marrë ryshfet

Prokuroria kërkon paraburgim për vëllain e Xhafer Tahirit, që u incizua duke marrë ryshfet

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, caktimin e paraburgimit për dy të ndaluarit, S.T nga Vushtrria, i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit“ nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KRPK), dhe Sh.K, nga Vushtrria, i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit“ nga neni 424 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KRPK).

Prokuroria bën të ditur se ndalimi i dy të dyshuarve ka ardhur pas një video-incizimi të publikuar nëpër media, e në të cilat incizime pretendohet se dëgjohet S.T, i cili është vëllau i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

“Me tu publikuar video-incizimi, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Shyqyri Syla, ka urdhëruar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e këtij video-incizimi, ku pas hetimeve janë ndaluar dy të dyshuarit S.T dhe Sh.K, dhe për momentin gjenden në ndalim 48 orësh”, thuhet në njoftim të Prokurorisë, transmeton Telegrafi.


U incizua duke marrë ryshfet, arrestohet vëllai i kryetarit të Vushtrrisë
Lexo po ashtu U incizua duke marrë ryshfet, arrestohet vëllai i kryetarit të Vushtrrisë

Seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori