Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas një hetimi të gjatë duke përdorur teknikat speciale të hetimit dhe vëzhgimit ka sekuestruar arsenal armësh, ndërsa ka arritur të arrestojë një grup të të dyshuarve, me inicialet B.S., L.SH., P.T., dhe F.XH.
Katër të arrestuar dyshohen se kanë kryer këto vepra penale: blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge në bashkëkryerje; importi, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbimi, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, detyrim dhe zjarrvënie.
Prokuroria dhe Policia lidhur me këtë rast kanë zhvilluar bastisje në katër lokacione të ndryshme, duke përfshirë shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarve dhe ka arritur të sekuestrojë prova materiale të rëndësishme për hetim, siç janë: një automjet “Range Rover” me targa 04-551-FR; dy çelësa të automjetit “Range Rover”; dy telefona celularë, “Nokia” dhe “Iphone 7”; një palë Dylbi, një thikë patent, pesë pjesë të armës, si dhe një fishek të armës.
Po ashtu janë sekuestruar një Pushkë gjuetie me një palë dylbi; dy pushkë përsëritëse; një pushkë gjysmë automatike; një pushkë automatike – AK 47; pajisje për pastrimin e armës; një revolver; një pistoletë në formë të lapsit kimik; 11 fishekë të kalibrit të panjohur; një pushkë gjuetie; municion me kalibër të panjohur me sasi 136 copë; një palë dylbi me mbishkrimin “GPS – WIFI”; një granatë dore; një karikator me municion; gjashtë Silenciator/shurdhues; tre dylbi të armës; një karikator AK 47, si dhe dy fishekë kalibër i panjohur; tre sprej me mbishkrimin “NATO”; një Pushkë – M48 me 5 fishekë; një çantë dore me 9 paketime me fishekë të – AK 47, me nga 20 fishekë në secilin paketim (gjithsej 180 copë); një Karikator i armës – AK 47 me 4 fishekë; një gëzhojë e pushkës së gjuetisë; 10 krehër të fishekëve të AK 47 të zbrazura; një kuti e vogël me 14 fishekë me kalibër të panjohur; një telefon VIKO; një cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit “Marihuanë”, me një peshë prej rreth 1.35 gram; një pushkë automatike e tipit AK- 47; një pushkë gjuetie me ndriçim; tetë fishekë te pushkës “CHEDDITE – 12”; një palë dorëza të zeza dhe një kapelë e zezë; një pushkë gjysmë-automatike e tipit 10 – she, me 26 fishekë të kalibrit 7.62 mm; një shurdhuese e armës (ngjyrë e zezë) dhe dy fishekë të pushkës së gjuetisë.
“Të gjitha këto dëshmi janë evidentuar në vendin e ngjarjes nga Policia e Kosovës, përkatësisht njësia e krim-teknikes, të cilat janë sekuestruar dhe do të shërbejnë si dëshmi/prova në procedurat e mëtejshme penale lidhur me rastin në fjalë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht