LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Posaçme SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën

Prokuroria e Posaçme SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën

Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ku u plagos prokurori dhe Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut) dhe u vra Andi Maloku, shoferi i Ndojit, në nëntor të vitit 2019.

Ndërkohë, për të njëjtën çështje, për Artiol Halilajn janë kërkuar 35 vite burg.

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen. I qëndroj deklarimeve që kam dhënë gjatë hetimit, ndaj nuk dua të pyetem nga prokurori”, ka thënë Rraja. Në deklarimet e dhëna në vitin 2019, Rraja jo vetëm që mohonte akuzën, por ngrinte dyshime për manipulim provash kundër tij.


I pyetur nga hetuesit për faktin se profili i ADN-së së tij përputhej me profilin gjenetik të përftuar në një palë syze, në doreza e në një kapuç të sekuestruar në automjetin e braktisur nga atentatorët e Ndojës, Rraja ishte përgjigjur: “Nuk kam lidhje me ngjarjen për të cilën më akuzoni. Mua më janë marrë dy herë mostrat e pështymës dhe gjurmët e gishtave në Drejtorinë e Policisë. Nuk e di si janë përdorur e çfarë është bërë me to. Në një rast më janë marrë pa avokat, edhe pse kam kërkuar praninë e tij. Po ashtu, më kanë marrë shumë rroba në makinën time pas arrestimit”.

Nga ekspertimi i telefonit të Rrajës janë gjetur të dhëna me interes për hetimin. Në komunikimet me SMS ka fjalë, që përputhen me veprimet e tyre, kode me fjalë “Benzi”, “Arjani”, “Bidoni”, “digje”. Po ashtu, në aplikacionin “health” rezulton se pasi kanë braktisur mjetin Redjan Rraja ka bërë gati 900 hapa në vetëm 7 minuta, që tregon intensitet të lëvizjes. Prova me rëndësi janë konsideruar edhe të dhënat e siguruar nga komunikimet e kriptuara të aplikacionit SKY. Në to dalin pseudenimet “Dok” për Rrajën dhe “Bisha” për Halilajn.

Ndërkohë, rezulton se telefoni i Rrajës para ngjarjes është loguar në Wirelessin e lokalit të Plaurent Dervishaj. SPAK pretendon se Rraja ka qenë në rolin e ekzekutorit, ndërsa Halilaj në rolin e ndihmësit. Ka marrë dy ekzekutorët me një automjet “Honda”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori