Në Gjykatën Themelore në Ferizaj sot është mbajtur seanca fillestare ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani.
Në sallën e gjykatës me një numër të madh të forcave të Njësisë Speciale, u sollën dy të akuzuarit. Krivaqa krahas përcjelljes së madhe me policë, kishte të veshur edhe jelekun antiplumb.
Gjithë procesin nga afër e përcollën edhe prindërit e tashmë të ndjerës, Marigona Osmanit, si dhe familjarë të tjerë.
Asnjëri nga dy të pandehurit nuk pranoi fajësinë për akuzat me të cilat ngarkohen.
Krivaqa shfrytëzoi të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, ndërsa Sejdiu u deklarua i pafajshëm.
Prokurori i rastit, Valdet Avdiu, lexoi një pjesë të aktakuzës.
“I pandehuri, Dardan Krivaqa më datën 21 gusht 2021 në banesën e tij në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’ në Ferizaj pa pëlqimin e saj e detyruan të ndjerën, Marigona Osmani të kryejë marrëdhënie seksuale, e cila përcillet me tortura në atë mënyrë që fillimisht pa dëshirën e saj ka kryer marrëdhënie seksuale në sallon. Pas kryerjes së aktit seksual, të njëjtën e zhvesh dhe e dërgon në banjo”.
“Nga aty me dhunë e dërgon në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës së ushtruar, humb aftësinë… E ku edhe në dy raste, në mbrëmje kryhen marrëdhënie seksuale pastaj të zhveshur e dërgon në banjo dhe ku i vërehen lëndimet me çka krijohet vepër penale ‘dhunimi’… I pandehuri, Arbër Sejdiu më datën 21 gusht 2021 me dashje i ndihmon në kryeje të veprës penale ‘dhunimi’ në atë mënyrë që fillimisht kontaktojnë përmes telefonit dhe takohen në qytet pastaj së bashku kthehen në banesë i pandehuri Arbër Sejdiu posa mbërrin duke qenë në dijeni se i pandehuri Dardan Krivaqa është duke dhunuar tani të ndjerën Marigona Osmani me dashje”, thuhet në aktakuzën që lexoi Avdiu.
Tutje, thuhet se të akuzuarit kishin tentuar t’i fshinin video-incizimet e kamerave që ishin të vendosura në banesën ku kishte ndodhur krimi.
“Të pandehurit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu më datën 22 gusht 2021 në banesën e të pandehurit, Dardan Krivaqa në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’ në Ferizaj me dashje dhe me bashkëkryerje me qëllim të fshehjes së veprës penale e privojnë nga jeta tani të ndjerën, Marigona Osmani, me të cilën i pandehuri i parë ishte në marrëdhënie jashtëmartesore”.
“Nga ora 10:56 deri në orën 14:43 i pandehuri i parë merr një shkop dhe së bashku me të pandehurin e dytë hyjnë në dhomë me ç’rast të njëjtës i shkaktojnë lëndime të mëdha fizike dhe psikike ku nga goditja pëson politrauma, lëndime të shumëfishta ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejt nga asfiksia mekanike si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik të cilat janë pasojë e gjakderdhjes të jashtme dhe të brendshme nga thyerja e ashtit të nofullës së poshtme-mandibullës, pastaj thyerje e brinjëve klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, si dhe këputjes parciale të palcës së kurrizit në qafë, të njëjtit pastaj e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm në Emergjencën e Ferizajt dhe largohen nga aty”, u shpreh Avdiu.
Pas përfundimit të seancës gjyqësore, mbrojtja e familjes Osmani, Gazmend Rexhepi tha se gjendja e familjarëve të të ndjerës, Marigona Osmanit është e rëndë.
“Siç po shihet do të shkojmë me elaborim të provave dhe do të shohim çështjen deri në fund, sipas gjitha gjasave… Ata vetë i patë, njëjtë si deklarimi i fajshëm, si i pafajshëm gjendja e tyre është e njëjtë, në gjendje të rëndë”, tha Rexhepi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje