LAJMI I FUNDIT:

Projekti realizues për Universitetin “Nënë Tereza” me vlerë prej 1 milion euro, zgjidhet pa tender (Video)

Projekti realizues për Universitetin “Nënë Tereza” me vlerë prej 1 milion euro, zgjidhet pa tender (Video)

Projekti për planin realizues për Universitetin “Nënë Tereza” në vlerë prej 1 milion euro është bërë pa tender. Është përzgjedhur firma e cila kishte fituar konkursin për planin ideor të shpallur nga Universiteti. Bëhet fjalë për një kompani që është themeluar gjashtë muaj më parë. Rektori i Universitetit, Aziz Pollozhani thotë se gjithçka është e bazuar në ligj dhe se punimet për kampusin universitar në vlerë prej 25 milion euro do të nisin në qershor të vitit të ardhshëm.

Ligji e parasheh mundësinë që për ta bërë projektin kryesorë mund të futesh në marrëveshje me firmën fituese, me qëllim që të mos krijojmë hapësira të panevojshme për tenderime dhe parasheh po ashtu mundësinë që të hapësh edhe tender. Ka qenë vlerësim I jonë dhe pas konsultimeve që I bëmë, që në këtë fazë për të fituar në kohë”, deklaroi për Alsat M, Rektori i Universitetit Nënë Tereza, Aziz Pollozhani, .

Pa tender, Rektorati i Universitetit të Nënë Tereza vendosi që të drejtën për projektin realizues të universitetit t’ia besoj kompanisë “BH Arkitekts” e cila fitoi vendin e parë në projektin ideorë. Pronari i “BH Arkitekst” është Blendi Hasani nga Tetova, djali i Salim Hasanit apo pronarit të kompanisë ndërtimore “MODING”, e cila ka zbatuar punimet në objektin e ri të Universitetit Shtetërore të Tetovës. Projekt kap shifrën 1 milion euro, ndërsa rektoratin aspak nuk e ka penguar që këtë t’ia besoj një firme e cila është themeluar vetëm gjashtë muaj më parë.


Rektori i Universitetit Nënë Tereza Aziz Pollozhani, thotë se nuk ka rëndësi mungesa e përvojës së firmës përderisa ajo është i plotëson kapacitetet realizuese ndërsa mohon të ketë pasur shkelje ligjore në nënshkrimin e marrëveshjeve me kompaninë në fjalë duke thënë se për çdo gjë është vendosur konform ligjit për furnizime publike.

“Kjo marrëveshje nuk bëhet me një firmë që sado herët që të jetë krijuar, por që nuk ka kapacitet realizues. Në qoftë se me ligj është e ndaluar ajo që thoni ju që është krijuar që 5 ose 6 muaj atëherë dakord. Por kjo nuk është e ndaluar por megjithatë ne nuk kemi mundur ta dimë se cila firmë është sepse është anonim”, shtoi Pollozhani.

Të konsultuar nga Alsat-M, ekspertët thonë se kompania që ka projektuar planin themelorë të objektit universitar, nuk ka të drejtë që të kryej ndërtimin e objektit të njëjtë.

Rektori gjithashtu shpjegoi se në projektim përfshihen gjithsej 95 mijë metra katrorë, prej të cilave 36 mijë metra i takojnë objektit kryesorë, 14 mijë metra katrorë parkingut nëntokësor, 14 mijë metër katrorë sipërfaqes tjetër ndërsa arkitektura e brendshme 32 mijë metër katrorë. Marrëveshja për zbatimin e planit bazik është nënshkruar më 11 nëntor ndërsa fituesi i prokurimit ka afat gjashtë muaj që ta përfundoj të njëjtën. Rektori Pollozhani thotë se më pas do të shpallet tender për ndërtimin e objektit në mes të vitit 2018, punime këto të cilat pritet të zgjasin më shumë se 3 vite dhe për të cilit siç thotë janë paraparë 25 milion euro nga buxheti i shtetit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori