LAJMI I FUNDIT:

Profili Dereck Chisoras – kundërshtarët e mëdhenj të boksierit që ndeshet me shqiptarin Senad Gashi

Profili Dereck Chisoras – kundërshtarët e mëdhenj të boksierit që ndeshet me shqiptarin Senad Gashi
Wladimir Klitschko dhe Dereck Chisora (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Dereck Chisora është një boksier britanik, i cili ka fituar tituj në disa kampionate regjionale në kategorinë e peshave të rënda, duke përfshirë titujt evropianë, britanikë, të federatës, WBA ndërkombëtar dhe WBO ndërkombëtar, si edhe ka sfiduar një herë për titullin WBC.

Më 11 dhjetor të vitit 2010, 35-vjeçari është dashur të ndeshej me asokohe kampionin në fuqi të IBF, IBO, WBO, Lineal dhe Ring Magazine, Wladimir Klitschko, mirëpo ukrainasi u tërhoq tri ditë para duelit për shkak të një lëndimi muskulor.

https://www.instagram.com/p/BweKDl2AJXa/


Meçi u ricaktua për datën 30 prill 2011, mirëpo Klitschko e anuloi në mënyrë që të ndeshej me David Hayen (më 2 korrik të atij viti).

Gjithçka që duhet të dini rreth duelit ndërmjet Dereck Chisoras dhe Senad Gashit
Lexo po ashtu Gjithçka që duhet të dini rreth duelit ndërmjet Dereck Chisoras dhe Senad Gashit

Më 23 korrik 2011, Chisora e mbrojti titullin britanik dhe atë të federatës kundër Tyson Fury ( i cili më vonë u bë kampioni i unifikuar botëror).

Vitali Klitschko dhe Dereck Chisora (Foto: Andrew Redington/Getty Images/Guliver)

Në shkurt të vitit 2012, britaniku e sfidoi Vitali Klitschkon për titullin WBC në kategorinë e peshave të rënda, mirëpo humbi me pikë.


Statistika

Duele: 38

Fitore: 29

Fitore me nokaut: 21

Humbje:  9


Në korrik të vitit 2012, David Haye ishte emri tjetër i madh që dueli me Chisoran. Në një përballje të fortë, Haye fitoi me nokaut teknik.

Rimeçi me Tyson Furyn, dueli me Dillian Whyte dhe ai me Carlos Takam – janë meçet tjera të mëdha në karrierën e Dereck Chisoras, i cili synon të rikthehet për të sfiduar për titull bote, mirëpo fillimisht duhet ta kalojë shqiptarin Senad Gashi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori