LAJMI I FUNDIT:

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori universitar në Beograd, Ivan Videnoviq, ka deklaruar se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të shoqërohet me një mekanizëm të ngjashëm për shqiptarët në Serbi.

Ai theksoi se Asociacioni është pjesë e planit franko-gjerman dhe një element kyç në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Videnoviqit, pranimi i këtij plani nga të dyja palët është i pashmangshëm dhe do të kërkojë kompromise të mëdha.


“Sepse ka qenë edhe në propozimin franko-gjerman. Dhe shpesh herë kam shkruar që është goditje për Kosovën dhe për anën serbe edhe pranimi i institucioneve të Kosovës. Kurse plani franko-gjerman i nënkupton edhe Asociacionin edhe njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Unë mendoj që piku i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë është pranimi atij planin, dhe pranimi i të gjitha atyre ‘bretkosave të mëdha, që duhet të gëlltiten’. Unë fola për të dyja anët, dyja duhet të ndodhin në të njëjtin kohë.

Çfarë mekanizmi, çfarë është praktike, a ka ty nevojë për autonomi territoriale apo administrative apo diçka që iu lehtëson funksionimin e atij komuniteti në veri të Kosovës. Ajo çështje mendoj që është teknike. Dhe po ashtu do të ishte e rëndësishëm nëse bëhet fjalë asociimi i komunave në veri të Kosovës, duhet të mendonim edhe për asociimi e komunave me shqiptarë në jug të Serbisë. Nëse diçka bëhet me vullnet të mira dhe e dobishme për qytetarë serbë pse nuk duhet të bëhet diçka e dobishme dhe me vullnet të mira të bëhet për qytetarët shqiptarë në jug të Serbisë”, ka thënë Videnoviq.

Videnoviq ka thënë dialogu duhet të intensifikohet pas formimit të qeverisë së re në Kosovë dhe stabilizimit të situatës politike në Serbi.

Ai thekson se zgjidhja duhet të jetë ligjore dhe e balancuar për të shmangur tensionet afatgjata mes dy vendeve.

“Nuk do të duhej të kemi shumë frikë nga ajo çka pason. Unë mendoj që guximshëm do të hyjmë në bisedime. Që mendoj që do të ndodh me formimin e qeverisë së re në Kosovë dhe zgjidhjes së situatës politike, e cila është shumë e komplikuar, në Serbi. Duhet të përfundojmë këto bisedime dhe një zgjidhje ligjore dhe të pranueshme për të dy anët”, ka shtuar profesori serb. gjatë një interviste në Dukagjini.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Lajme
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Drejtësi
Rama: Baba iku krenar, Hashim

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Lajme
Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Lajme
Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Lajme
Kalo në kategori