LAJMI I FUNDIT:

Profesori ‘lodhet’ nga kërkesat e studentëve për falje të notave (Dokument)

Profesori ‘lodhet’ nga kërkesat e studentëve për falje të notave (Dokument)
Foto: Ilustrim

Profesori Iset Morina që ligjëron në Fakultetin Juridik “lufton” në mënyrë të veçantë kërkesat e studentëve për falje të notave.

Ai ligjëron lëndën E Drejta e Procedurës Civile dhe është lodhur nga kërkesat e studentëve për falje të notave.

Arsyetimeve të ndryshme të studentëve për falje të notave profesori Morina ua ka gjetur zgjidhjen.

Listës së rezultateve të notave, ai ia ka bashkangjitur edhe një shënim ku kërkon prej studentëve të mos bëjnë kërkesa absurde që s’i kanë hije një studenti të Fakultetit Juridik.


“Kërkesat absurde për falje të notave me justifikime nga më të ndryshme, të dëgjuara deri më tani herë pas herë nga disa kandidatë ‘se i duhet për të regjistruar studimet master, ‘se është provimi i fundit, ‘se i duhet për një vend pune’, ‘se nuk ka pasur që sa afate sukses në provim’, “se e ka ndërmend me emigruar” etj. etj., janë të padinjitetshme për një student të një fakultetit juridik dhe do të hedhen poshtë në mënyrë kategorike”, ka shkruar profesori në listën e rezultateve të notave për lëndën e tij.

Profesori Morina tregoi për KALLXO.com se pse vendosi bashkë me notat ta japë edhe këtë njoftim.

“E kam parë të nevojshme për shkak të numrit të madh të kërkesave. Ka rreth 1 vit që e përdori këtë metodë, tash vijnë më pak studentë për të kërkuar falje të notës”, tha profesori Morina.

Ai deklaroi se nuk e di nëse edhe profesorët e tjerë e bëjnë një  gjë të tillë.

Në shënimin e lënë, profesori kërkon nga studentët që ta respektojnë me rreptësi kodin e sjelljes në ambientin akademik.

Sipas tij, është e drejtë e secilit student për të shikuar punimin e vet dhe vlerësimin e marrë.

Ja shënimi i plotë i profesorit Isen Morina.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori