LAJMI I FUNDIT:

Prof. ass. Ardita A. Devolli, dr. sci., Logopede

Prof. ass. Ardita A. Devolli, dr. sci., Logopede

Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti, mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com
Për shumë pyetje, ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.

Prof. ass. Ardita A. Devolli, dr. sci.
Logopede
Tel. 044 123 449


E nderuara Prof. Ardita. I shqetësuar tej mase, u detyrova të shkruaj lidhur me djalin tim 5 vjeç e gjysmë. Vitin e fundit ka filluar të ngutet në të folur dhe prej ngutjes, nuk mundet të arrijë ta kompletojë fjalinë. Belbëzon, porse nuk e di shkakun. Në familjen time dhe të gruas, nuk ka asnjë anëtar që ka belbëzuar ndonjëherë.
Djali tash ka filluar ta ndjek mësimin parashkollor, kam frikë që, në të ardhmen do t’i përkeqësohet gjendja.
Të lutem, më përgjigju sadopak se si të veproj më tutje.
Me shumë respekt.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Nëse keni mundësi, sa më parë dërgojeni djalin tuaj te logopedi, pasi që ai ka gjasa të mëdha që të belbëzojë edhe më tepër gjatë viteve të ardhshme. Etiologjinë apo prejardhjen e belbëzimit të djalit tuaj si dhe rehabilitimin e tij mund ta përcaktojë më së miri vetëm logopedi.


E nderuar. Më intereson të di nëse është trashëguese belbëzimi. A ka mundësi të trajtohet plotësisht dhe në cilën moshë? Cila gjini përfshihet më shumë nga belbëzimi, shkaktarët…etj.
Jam nënë në pritje të fëmijës dhe jam pak e brengosur se nga ana e familjes së burrit, janë disa anëtare – femra, të cilat belbëzojnë (motra, vajzat e dajave). Kryesisht, në vend të T, thonë – TH, e njëra nuk mundet t’i shqiptoje disa shkronja si R, LL, S, SH, TH.
Ju përshëndes.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Çrregullimet e të folurit që i përmendni në letrën tuaj nuk kanë të bëjnë me belbëzimin, por me çrregullimet në artikulimin e tingujve foljor, për arsye të ndryshme. Përndryshe, në portalin e telegrafit, lidhur me këto çrregullime mund të lexoni artikullin tim me titull: “Çrregullimet e të artikuluarit dhe fonologjisë”


E nderuar. Kam një vajze e cila ka probleme në shqiptimin shkronjave C, Z, S, ndërsa më herët ka pasur probleme edhe në shqiptimin e germave SH, TH, etj.
Çfarë mund të bëni si logopede, a duhet të aranzhojmë ndonjë seancë, apo ka ndonjë teknikë që do të mund ta implementonim në shtëpi?
Do ta çmoja profesoreshën nëse do të më udhëzonte tek ndonjë logoped i mirë në Prizren, pasiqë udhëtimi në Prishtinë ka koston e vet.
Mbes me shpresë se do të marr një përgjigje dhe njëkohësisht dua të falënderoj portalin tuaj për mundësitë e shumta që po na jep në përmirësimin e shëndetit tonë.
Me respekt.

PËRGJIGJE:
I nderuar. I vetmi logoped që jeton dhe vepron në Prizren është kolegu Safet Pinduku me të cilin mund të kontaktoni në numër: 044/119-377. Shpresoj që vajza e juaj sa më parë të tejkalojë çrregullimet e të folurit dhe t’i kthehet jetës normale. Përndryshe, ju falënderojmë edhe ne juve që keni besim tek portali ynë Telegrafi në përmirësimin e shëndetit tuaj.


Përshëndetje. Djali im 11 vjeç ka një problem bukur të madh kur ia nis të flet. Nuk mundet të fillojë pa përsëritur fjalën e parë shumë herë, psh., kur don të më thë diçka, ia nis me mamamamama. Jam shumë e brengosur, e kam pasë në disa seanca te logopedi, ndërsa ka një vit e gjysmë që kemi filluar me muzikoterapi, por pa ndonjë përmirësim. Djali është i urtë, mëson shumë mirë, është i sjellshëm.
Pres përgjigjen tuaj dhe ju falënderohem.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Nuk e di sa kohë ka qenë djali i juaj i përfshirë në rehabilitimin logopedik dhe kush ka qenë logopedi që është marrë me trajtimin e të folurit të tij, pasi që ka shumë njerëz të cilët deklarohen që janë logoped e në fakt nuk janë. Pavarësisht nga kjo, ju kisha lutur që mos t’i humbni shpresat dhe ta dërgoni djalin tuaj te logopedi më i afërt pa u keqësuar gjendja e tij edhe më shumë. E vetmja mënyrë për eliminimin e belbëzimit të fëmijës suaj është përmes seancave logopedike.


Përshëndetje. Djali im 8 vjeç, ka disa defekte në të shprehurit e disa fjalëve, zakonisht në shkronjën e parë të fjalisë, psh.aaaa,oooo, ose kur të thotë: babë – e përsërit tri deri katër herë (psh.oooo babë, sidomos kur është i gëzuar, kur të tregon diçka që e bën atë të ndihet mirë ose kur ngutet për t’u shprehur). Ai, e ka edhe një shprehi tjetër: i grimcon thonjtë shumë herë.
Profesoreshë, kam nevojë për këshillën tuaj. Jam mirënjohës.
Me respekt.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Djali i juaj e ka kaluar tashmë moshën e këshillimit nga ana e logopedit, pasi që është plotësisht i vetëdijshëm për belbëzimin e tij. Ai ka nevojë që sa më shpejtë t’i vijojë seancat e logopedit, me qëllim të rehabilitimit sa më të shpejtë të të folurit dhe çrregullimeve përcjellëse të belbëzimit. Andaj, ju lutem kontaktoni logopedin më të afërt me vendbanimin tuaj.


E nderuar Prof. Ardita. Kam një djalë 2 vjeç e 1 muaj, pothuajse nuk flet. Dëgjon pasi reagon ndaj zhurmave të muzikës. Është shumë i dhenë pas TV-së dhe nuk përqëndrohet në atë çfarë i flasim ne. Kupton kur unë i them, eja te mami apo a do qumësht, ujë dhe vjen pas meje. Poashtu ma sjell shishen që unë t’ia mbush.
Jetojmë së bashku unë, ai dhe babai i tij dhe nuk ka kontakt me fëmijët e tjerë, e ndoshta kjo ka ndikuar edhe në josocializimin e tij.
Jam shumë e shqetësuar pasi është fëmija im i parë e ndoshta s’kam ditur si të sillem me të e ta stimuloj.
U zgjata shumë në mënyrë që të jem sa më e çartë për ju.
Pres përgjigjen tuaj.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Do të ju kisha rekomanduar që ta dërgoni djalin sa më parë te logopedi më i afërt, pasi që sipas asaj që më shkruani unë dyshoj se ai ka simptome të autizmit. Për më tepër lidhur me këtë diagnozë, ju lutem lexoni artikullin tim në këtë portal.


Përshëndetje profesoreshë. Unë kam një vajzë 3 vjeç e 3 muaj. Ka dy javë që ka probleme me të folurit; ka filluar t’i mbahet goja, dmth fjalën e parë të një fjalie mund ta përsërit më shumë se dy herë.
Në ditët e parë të shkuarjes në kopsht, i është shfaqur ky problem. Më herët ka qenë shumë e zhdërvjellët në të folur edhe me fjali shumë të qarta.
I kam pyetur edhe edukatoret e saj nëse ka ndonjë fëmijë që mund ta imitojë, por vajza nuk ka kaluar as ndonjë sëmundje, as temperaturë të lartë, të paktën këta 6 muajt e fundit. Gjithashtu, as nga familja ime, as e tim shoqi nuk kemi familjar që t’i mbahet goja. Jam shumë e shqetësuar.
Nuk di si të sillem ose se si të mund ta bëj që t’i rikthehet e folura. Kur vajza flet, mundohem t’i kushtoj vëmendje totale dhe ta bëj sikur nuk e vë re se mos e sikletos më shumë.
Ju lutem, më ndihmoni.
Ju uroj punë të mbarë dhe gjithë të mirat.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Nga letra e juaj kuptova se ju e ndërlidhni çrregullimin e të folurit të vajzës suaj me hyrjen e saj në kopsht. Në fakt, një numër i vogël fëmijësh fillon të belbëzoj për shkak të kësaj. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse vajza e juaj ka përjetuar ndonjë traumë të madhe psikike apo fizike gjatë qëndrimit të saj aty. Por, ju këtë me siguri se do ta kuptonit dhe do ta largonit nga ai kopsht. Andaj duhet të rishikoni edhe një herë mundësinë e trashëgimisë së belbëzimit në familjen tuaj apo të bashkëshortit tuaj.
Nëse ju veproni me vajzën tuaj ashtu siç më shkruani në letër, ajo tashmë do ta kishte larguar përgjithmonë belbëzimin. Andaj, ju këshilloj që sa më parë të konsultoheni me logopedin më të afërt me qëllim që ta riktheni të folurit e rrjedhshëm të vajzës suaj.


E nderuar. Jam një djalë 16 vjeçar, siç më thonë prindërit e mi, para se të fillonte lufta ‘98-99, kisha fjali të rrjedhshme, pa probleme, po me fillimin e luftës, më janë shfaqur shenjat e belbëzimit nga frika, nga të shtënat. Më kujtohet një fjalë që ia thosha nënës se më dridhej barku, sepse si i vogël nuk dija të thosha se po më dridhej zemra nga frika.
Kam probleme në shkollë, por edhe po më vjen turp t’i përsëris mësimet se po gaboj duke folur. Jam i gatshëm të bëj gjithçka, vetëm e vetëm t’i largoj këto simptoma të belbëzimit.
Cili është mendimi juaj?
Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Edhe më parë e kam theksuar se traumat e luftës shpesh mund të shkaktojnë çrregullimin e të folurit apo belbëzimin. Por, jo tek të gjithë njerëzit. Po të ishte ashtu, së paku gjysma e fëmijëve të Kosovës sot do të belbëzonte. Pa e diagnostikuar drejtpërdrejt të folurit tënd, nuk mund të them se çfarë e ka shkaktuar çrregullimin e tij: trauma apo trashëgimia. Por, pavarësisht nga shkaktarët, ti menjëherë duhet të konsultohesh me logopedin më të afërt me vendin ku jeton. Nëse ke me të vërtetë aq vullnet e dëshirë për ta eliminuar belbëzimin, atëherë kjo do të realizohet shpejtë e lehtë me ndihmën e logopedit.


Vëllai kur ishte 3 vjeç, i ka theksuar fjalët më mirë, tash i ka 7, nuk mundet t’i theksojë si më parën edhe me ton të ulët i kupton të gjitha. Çka t’i kërkosh, apo t’i thuash të shkojë, e bën menjëherë.
Jam në pritje të përgjigjes suaj.

PËRGJIGJE:
I nderuari. Në saje të letrës suaj mund të konkludoj se gjendja e vëllait tuaj ka të bëj me diagnozën e autizmit. Por për ta vërtetuar këtë apo ndonjë diagnozë tjetër është më se i domosdoshëm konsultimi i drejtpërdrejt me logopedin, i cili në bazë të vëzhgimit të gjendjes së vëllait tuaj do të ndërmerr edhe hapa të tjerë në drejtim të sanimit të gjendjes së tij. Ju lus që të mos shpresoni kot se me kalimin e kohës, gjendja e tij do të përmirësohet, dhe sa më parë dërgojeni atë tek logopedi.


E nderuar. Kemi vajzën 4 vjeç e gjysmë. Ka problem rreth shqiptimit të dy shkronjave, shkronjën K e zëvendëson me shkronjën T dhe shkronjën G me shkronjën D.
Ju lutem, na tregoni a është ndonjë problem që duhet të shqetësohemi.
Gjitha t’mirat.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Problemi i vajzës suaj nuk qenka aq i madh sa që nuk mund të trajtohet shpejtë dhe lehtë përmes metodave përkatëse logopedike. Ndonjëherë ndodhë që problemet e tilla të vazhdojnë të qëndrojnë edhe në moshë madhore, andaj për ta parandaluar këtë, ju këshilloj që ta vizitoni logopedin sa më parë.


E nderuara dr.Ardita. Kemi dy djem dhe një vajzë: djali i madh ka 13, vajza 9 dhe i vogli gati 3 vjet. Djali i madh me 2 vjet e gjysmë ka filluar të belbëzojë, kemi qenë te psikologë të kësaj problematike edhe në Francë, por asgjë nuk i ka ndihmuar. Tani ende bisedon me vështirësi. Djali i vogël, në të njëjtën moshë ka filluar të belbëzoi, dhe ne këtë e përjetuam shumë rëndë, edhe pse mundohemi që fëmijët mos ta vërejnë këtë. Fjalët të cilat i thonte në mënyrë të rrjedhshme – tani i thotë me vështirësi të madhe, dhe, edhepse i vogël – është i vetëdijshëm se diçka nuk shkon si duhet. Vajza nuk e ka këtë problem. Nuk po dimë se ç’po ndodhë me djemtë. Këtë problem nuk e kemi hasur më par në asnjërën prej familjeve – as të gruas as në timen.
Faleminderit

PËRGJIGJE:

I nderuar. Zakonisht belbëzimi shfaqet më shumë tek djemtë se sa te vajzat. Në rastin e djemve tuaj, duhet hulumtuar me më shumë kujdes faktorët hereditar apo trashëgues që kanë sjell deri te paraqitja e belbëzimit. Nuk është ndonjë gjë e tmerrshme nëse kuptohet që ka pasur raste të tilla edhe më parë. Përkundrazi, kjo në masë të madhe e orienton dhe e ndihmon rehabilitimin e personave të tillë.
Në fund dua t’ju theksoj faktin se pavarësisht nga faktorët që kanë ndikuar në shfaqjen e belbëzimit, djemtë tuaj duhet patjetër të rehabilitohen te logopedi më i afërt. Andaj, për të mirën e fëmijëve tuaj, bëjeni këtë pa humbur kohë më shumë.


Unë kam një vajzë 3 vjeç e cila bukur flet dhe ka një fond të mjaftueshëm fjalësh. Por, e kam një vërejtje sepse e përdorë shumë shkronjën sh, sidomos në fillim të fjalës. Shpresojmë se do marr përgjigjet tuaja.
Ju falënderoj.
PËRGJIGJE:
Sa i përket vajzës suaj, mendoj se është fjala për një dislali, përkatësisht çrregullim të artikulimit apo shqiptimit të tingujve, gjë që është normale për moshën 3 vjeçare të vajzës suaj. Ju lutem mos e korrigjoni të folurit e saj sepse mund të ndikoni pa dashje në shfaqjen e belbëzimit.


Doktoreshë, e kam vajzën e dytë me radhën në moshën dy vjeçare. Problemi që më preokupon është se vajza ka një stagnim në komunikim, ngec apo belbëzon në shqiptimin e disa fjalëve. Me logoped nuk jam konsultuar. Pyetja ime në vazhdim është, sa ka të bëjë me ndonjë problem serioz që duhet intervenim të mëtejmë apo është ndonjë fazë kaluese e fëmijës që ngec me këto vështirësi në komunikim?
Ju faleminderit!

PËRGJIGJE:
E nderuar. Nëse në familjen tuaj apo të bashkëshortit tuaj nuk ka pasur raste të personave që kanë belbëzuar apo belbëzojnë akoma, atëherë është fjala për një belbëzim të përkohshëm të vajzës suaj.
Sidoqoftë, në këtë moshë, vajza nuk duhet kritikuar apo dënuar për të folurit e pa rrjedhshëm, ngase në këtë mënyrë mund të përkeqësohet gjendja e saj. Shpresoj që përmes durimit dhe dashurisë suaj, me kalimin e kohës, ajo do ta kthej komunikimin në gjendje normale.


E nderuara dr.Ardita. Kemi dy djem dhe një vajzë: djali i madh ka 13, vajza 9 dhe i vogli gati 3 vjet. Djali i madh me 2 vjet e gjysmë ka filluar të belbëzojë, kemi qenë te psikologë të kësaj problematike edhe në Francë, por asgjë nuk i ka ndihmuar. Tani ende bisedon me vështirësi. Djali i vogël, në të njëjtën moshë ka filluar të belbëzoi, dhe ne këtë e përjetuam shumë rëndë, edhe pse mundohemi që fëmijët mos ta vërejnë këtë. Fjalët të cilat i thoshte në mënyrë të rrjedhshme – tani i thotë me vështirësi të madhe, dhe, edhe pse i vogël – është i vetëdijshëm se diçka nuk shkon si duhet. Vajza nuk e ka këtë problem. Nuk po dimë se ç’po ndodhë me djemtë. Këtë problem nuk e kemi hasur më par në asnjërën prej familjeve – as të gruas as në timen.
Faleminderit
Besimi

PËRGJIGJE:
I nderuar. Zakonisht belbëzimi shfaqet më shumë tek djemtë se sa te vajzat. Në rastin e djemve tuaj, duhet hulumtuar me më shumë kujdes faktorët hereditar apo trashëgues që kanë sjell deri te paraqitja e belbëzimit. Nuk është ndonjë gjë e tmerrshme nëse kuptohet që ka pasur raste të tilla edhe më parë. Përkundrazi, kjo në masë të madhe e orienton dhe e ndihmon rehabilitimin e personave të tillë. Në fund dua t’ju theksoj faktin se pavarësisht nga faktorët që kanë ndikuar në shfaqjen e belbëzimit, djemtë tuaj duhet patjetër të rehabilitohen te logopedi më i afërt. Andaj, për të mirën e fëmijëve tuaj, bëjeni këtë pa humbur kohë më shumë.


E nderuara profesoreshë. Djalin e kam 13 vjeçar, ka probleme me të folur prej moshës 6 vjeçe. Flet pastër, fjalët i thekson shumë mirë, por fjalët nuk i mbaron, nuk i thotë të gjitha. Kam përshtypjen se ka edhe tremë.
Pres udhëzimet tuaja.
Me respekt.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Të folurit e djalit tuaj ka të bëj me diagnozën e belbëzimit, kështu që ka nevojë për rehabilitim logopedik. Nuk keni përse të vuani as ju e as djali, pasi që ekzistojnë metoda të ndryshme logopedike për ta tejkaluar gjendjen e tij momentale. Nëse keni mundësi, mos humbni më kohë dhe dërgojeni atë te logopedi më i afërt.


Unë kam një vajzë 3 vjeç e cila bukur flet dhe ka një fond të mjaftueshëm fjalësh. Por, e kam një vërejtje sepse e përdorë shumë shkronjën sh, sidomos ne fillim të fjalës. E kam edhe një hall tjetër. Djali është 7 vjeç. Lexon, imiton tingujt, zhurmat, ka vëmendje të të dëgjojë, por s’ka interesim të flasë. Për çkado që e pyesim përgjigjet tepër shkurtë, e nganjëherë edhe përton të përgjigjet. Ka nevojë disa here t’ia përsërisim pyetjen.
Shpresojmë se do marrim përgjigjet tuaja. Ju falënderojmë.

PËRGJIGJE:
Ju falënderoj dhe unë për pyetjet e parashtruara lidhur me fëmijët tuaj. Sa i përket vajzës suaj, mendoj se është fjala për një dislali, përkatësisht çrregullim të artikulimit apo shqiptimit të tingujve, gjë që është normale për moshën 3 vjeçare të vajzës suaj. Ju lutem mos e korrigjoni të folurit e saj sepse mund të ndikoni pa dashje në shfaqjen e belbëzimit. Ndërsa, sa i përket djalit tuaj më intereson të dijë se a keni qenë ndonjë herë tek logopedi, audiologu, psikologu apo ndonjë ekspert tjetër lidhur me diagnostikimin dhe rehabilitimin e tij. Djali i juaj ka një arsye të madhe pse nuk fletë në moshën 7 vjeçare, prandaj duhet konsultuar sa më shpejtë logopedin më të afërt me qëllim të eliminimit apo zbutjes së çrregullimeve në komunikim.


Përshëndetje. E kam një djalë 15 vjeç dhe belbëzon prej 3 vjet e gjysmë. Mirë ka folur, mirëpo pas luftës menjëherë ka filluar të belbëzojë. Nganjëherë e flet fjalën e plotë, nganjëherë jo. Çka duhet të bëj?A mundesh mjekohet djali im?
Ju lutem, kthema përgjigjen.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Nga letra po e kuptoj se ju asnjëherë nuk e keni pasur djalin tuaj te logopedi qoftë edhe për një konsultim. Ndoshta nuk e keni ditur që ekzistojnë logopedët apo ndoshta keni besuar se me kalimin e kohës ai vetvetiu do ta përmirësoj të folurit. Sidoqoftë, djali i juaj ka nevojë për përfshirje në seanca logopedike. A mund të shërohet nga belbëzimi apo jo, kjo varet kryesisht nga dëshira e vullneti i djalit tuaj për ta bërë këtë. Fatkeqësisht jo të gjithë personat që belbëzojnë mund ta çrrënjosin belbëzimin përfundimisht. Sidoqoftë, kur të keni kohë e mundësi dërgojeni djalin tek logopedi.


Vëllai kur ishte 3 vjeç, i ka theksuar fjalët më mirë, tash i ka 7, nuk mundet t’i theksojë si më parë edhe me ton të ulët i kupton të gjitha. Çka t’i kërkosh, apo t’i thuash të shkojë, e bën menjëherë.
Jam në pritje të përgjigjes suaj.

PËRGJIGJE:
I nderuari. Në saje të letrës suaj mund të konkludoj se gjendja e vëllait tuaj ka të bëj me diagnozën e autizmit. Por për ta vërtetuar këtë apo ndonjë diagnozë tjetër është më se i domosdoshëm konsultimi i drejtpërdrejt me logopedin, i cili në bazë të vëzhgimit të gjendjes së vëllait tuaj do të ndërmerr edhe hapa të tjerë në drejtim të sanimit të gjendjes së tij. Ju lus që të mos shpresoni kot se me kalimin e kohës, gjendja e tij do të përmirësohet, dhe sa më parë dërgojeni atë tek logopedi.


Përshëndetje Zonja Devolli. Jetoj dhe studioj në Zvicër, logopedi dhe psikologji. Pata dëshirë vetëm t’ju pyet se sa logopedë ka Kosova, sepse këtu në Zvicër ankohen gjithmonë që ka fare pak.
Ju falënderoj shumë. Adelina.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje Adelina. Më vjen mirë që qenke duke studiuar logopedinë, sepse me të vërtetë është një shkencë e mrekullueshme. Ju uroj suksese përgjatë studimeve. Përndryshe, sipas të dhënave të Shoqatës së Logopedëve të Kosovës, Kosova ka gjithsej 12 logopedë. Ky numër është i vogël për arsye se në Kosovë asnjëherë deri më tani nuk ka pasur fakultet për logopedi.


Përshëndetje, kam një djalë 5 vjeç e 9 muajsh. Ai nuk flet, kurse fizikisht është i shëndoshë. Shikon mirë, dëgjon mirë tonet e larta, ndërsa më pak tonet e ulëta. Shkon te psikologja dhe edukatorja rregullisht, vijon të shkojë tek mjeket e duhur rregullisht.
Faleminderit.

PËRGJIGJE
E nderuar. Djali i juaj ka nevojë për seanca logopedike me qëllim të rehabilitimit të të folurit, ngase tashmë duhet të përgatitet për procesin mësimor. Andaj do të ishte mirë që ta dërgoni djalin tuaj për diagnostikim dhe trajtim tek logopedi në qytetin ku jetoni.


E nderuar doktoreshë, djali im, 2 vjeç e 10 muaj, ka filluar të flas me vonesë, mirëpo flet shume rrjedhshëm. Ka disa ditë sikur belbëzon kur shprehet. Unë si nenë nuk po e di nëse e bën me qëllim ose diçka nuk është në rregull. A mund të më këshilloni si t’ia bëj, sepse jam shumë e brengosur.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuar, nëse në familjen tuaj nuk ka pasur dhe aktualisht nuk ka ndonjë person që belbëzon, atëherë është fjala për belbëzimin e përkohshëm të djalit tuaj, që mund të shfaqet përgjatë zhvillimit normal të fëmijës. Ju këshilloj që mos ta kritikoni të folurit e fëmijës suaj, pasi që mund të shkaktoni forma më të rënda të belbëzimit. Nëse keni kohë e mundësi, dërgojeni djalin për një vizitë tek logopedi më i afërt.


E nderuar. E kam një djalë 4 vjeç, flet mirë, pastër, por nganjëherë kur flet shpejt belbëzon.
Ju kisha lutur, që të më jepni një këshillë.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Vetë belbëzimi si dukuri nuk është asnjëherë i njëjtë tek personi që belbëzon. Ndonjëherë shkalla e belbëzimit ndryshon brenda ditës. Nuk më keni shkruar se që sa kohë ka filluar të belbëzoj ai, dhe se a ka edhe persona tjerë të familjes suaj që kanë belbëzuar apo belbëzojnë aktualisht. Pavarësisht, ju këshilloj që sa më parë ta dërgoni djalin tuaj tek logopedi për një kontroll. Mbase një këshillim me të do ta bëj djalin tuaj që të flasë përsëri rrjedhshëm si moshatarët tjerë.


E nderuara doktoreshë, jemi dy prindër të shqetësuar pasi fëmija jonë është 3 vjeç e 2 muaj dhe ka 2 javë që ka filluar të belbëzoj. Nuk arrin të thotë një fjalë pa belbëzuar. Edhe unë (i ati) kam belbëzuar deri në moshën 20 vjeç, por pastaj kam detyruar veten për autokontroll dhe duket se është eliminuar. Unë mendoj ta kapim problemin që në fillim d.m.th. pa e lënë të degjenerojë. Ju çfarë na këshilloni? Jemi në Tiranë dhe sa jemi kthyer nga Italia fëmija ka pasur edhe problemin e dy gjuhëve (shqip dhe italisht). Po qe e nevojshme ndërhyrja e një logoped-i, a mund të na tregoni ndonjë këtu në zonën tonë? Duke Ju falënderuar paraprakisht gjejmë rastin t’ju përshëndesim.
Me respekt.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Më vjen keq që fëmija juaj ka filluar të belbëzoj, por keni bërë mirë që jeni shqetësuar menjëherë dhe keni kërkuar ndihmë nga unë dhe stafi i “Telegrafit”.
Ju këshilloj që ta dërgoni fëmijën për kontroll te logopedi i cili në saje të diagnostikimit do të vendos për hapat e mëtejmë lidhur me rehabilitimin e të folurit.
Pasi që jeni në Tiranë po ju jap numrin e celularit të koleges sime, logopedes Milika Dhamo: 068 20 29 919, si dhe adresën e klinikës së saj: Klinika Bethany, rruga “Frederik Shiroka”, Pallati “Alba Konstruksion”, sh2 apo 2., Tiranë.
Me shpresë se fëmija i juaj do ta eliminoj belbëzimin sa më parë, edhe ne ju përshëndesim.


Përshëndetje doktoreshë. Jam 16 vjeçar. Siç më thonë prindërit e mi, para se të fillonte lufta ‘98-99, flisja rrjedhshëm, pa probleme, por me fillimin e luftës, më janë shfaqur shenjat e belbëzimit nga frika, të shtënat. Më kujtohet një fjalë që ia pata thënë nënës se po më dridhet barku, sepse nuk dija të thosha se më dridhej zemra nga frika.
Kam probleme në shkollë kur flas, më vjen turp të përsëris mësimet se po gaboj duke folur. Jam i zgjuar, porse nuk si t’i eliminoj këto simptoma të belbëzimit.
Cili është mendimi juaj doktoreshë?
Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Fatkeqësisht lufta në Kosovë, në mesin e shumë vuajtjeve e gjendjeve të padëshirueshme, ka sjell edhe belbëzimin tek një numër individësh.
Sa i përket rehabilitimit të belbëzimit, ndër faktorët kryesor janë vullneti dhe dëshira e personit që belbëzon për ta bërë këtë. Nëse këto i ke në veten tënde, atëherë mos hezito dhe konsultohu me logopedin më të afërt.


E nderuar dr.Devolli. Kam një vajzë dy vjeçe, nuk ec ende, vetëm duke u mbajtur. Gjithashtu ende nuk flet, vetëm thotë…babi. A mund të jetë shkaktar një rrëzim i saj me kokë në dysheme kur ka qenë një vjeçe/
Pres mendimin tuaj me shqetësim.
Ju falënderoj përzemërsisht.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Pa e ekzaminuar vajzën tuaj në mënyrë të detajuar, nuk mund të them se shkaktar i gjendjes së saj është e rrëzuara në dysheme. Pavarësisht se cili ka qenë apo është shkaktari që e pamundëson zhvillimin normal të vajzës suaj, ju këshilloj që sa më parë ta dërgoni vajzën tuaj te logopedi më i afërt me vendin ku banoni.


E nderuar. Kemi vajzën 4 vjeç e gjysmë. Ka problem rreth shqiptimit të dy shkronjave, shkronjën K e zëvendëson me shkronjën T dhe shkronjën G me shkronjën D.
Ju lutem, na tregoni a është ndonjë problem që duhet të shqetësohemi.
Gjitha t’mirat.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Problemi i vajzës suaj nuk qenka aq i madh sa që nuk mund të trajtohet shpejtë dhe lehtë përmes metodave përkatëse logopedike. Ndonjëherë ndodhë që problemet e tilla të vazhdojnë të qëndrojnë edhe në moshë madhore, andaj për ta parandaluar këtë, ju këshilloj që ta vizitoni logopedin sa më parë.


Përshëndetje! Kemi djalin 6 vjeç (kl. I-rë), ka problem me disa shkronja, psh: thotë "Skola", "Rota", pastaj shkronjën Q, Ll, Sh, nuk i thekson si duhet! Çdo ditë mundohemi ta mësojmë, përsërisim shkronjat ngadalë, qartë, por nuk ka sukses.
Çfarë duhet të bëjmë?
Presim përgjigjen-udhëzimin tuaj, faleminderit!

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Djali i juaj është dashur të shkoj te logopedi që nga mosha 4 vjeçare, pasi që deri më tani ishin evituar të gjitha problemet në komunikimin verbal të tij. Andaj mos hezitoni më, por konsultohuni me logopedin më të afërt për fillimin e trajtimit logopedik.


Përshëndetje doktoreshë. E kam vajzën 12 vjeçe. Tre vjetët e para të shkollës, ka ditur të lexoj dhe shkruaj, ndërsa tani jo.
Pres me padurim përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Vajza e juaj ka nevojë për ekzaminime të hollësishme, jo vetëm te logopedi, por edhe te psikologu. Prandaj ju këshilloj që sa më parë të caktoni terminet tek këta ekspert.


Përshëndetje doktoreshë, jam 21 vjeçe dhe nuk munde t’i shqiptojë shkronjat ‘rr’ dhe ‘th’. Kur bëhem nervoze, belbëzoj shumë, më parë kjo nuk më ka ndodhur. Ju drejtohem, nëse mund të më ndihmonit!
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Në rastin e juaj nuk është në pyetje mosshqiptimi i tingujve “rr” dhe “th”, por belbëzimi apo përsëritja e tingujve të tillë gjatë të folurit. Nuk e di se a keni qenë ndonjëherë tek logopedi, por shpresoj të shkoni sa më parë për një vizitë.


E nderuara doktoreshë, vajza ime 3 vjeçe ka problem me shqiptimin e shkronjës ‘r’ dhe kjo manifestohet tek të gjitha fjalët që e kanë këtë shkronjë. Në vend të saj e shqipton ‘j’. A është problem që duhet të brengosemi dhe a është e nevojshme ta dërgojmë tek logopedi.
Me nderime.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Vajza juaj për momentin nuk ka nevojë të shkoj për kontroll te logopedi. Atë mund ta bëni vetëm nëse ky çrregullim është prezent tek ajo edhe pas moshës 4 vjeçare. Përndryshe ju këshilloj që mos ta përmirësoni apo kritikoni të folurit e saj, sepse shumë lehtë mund të shkaktoni tek ajo çrregullimin e rrjedhshmërisë së të folurit apo belbëzimin.


Përshëndetje e nderuara doktoreshë. Unë i kam mbi 20 vjet dhe ende belbëzoj, kam shtrëngim të fjalëve, nganjëherë nuk mund ta them atë që e mendoj apo dua ta shpreh.
Ju pyes juve se a duhet të shkoj te ndonjë hoxhë apo te logopedi?
Flm.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje i nderuar. E vetmja mundësi për ta eliminuar belbëzimin është përmes rehabilitimit të të folurit tek logopedi. Andaj, ju kisha këshilluar që sa më parë të konsultoheni me të e jo me ndonjë hoxhë.


Përshëndetje Dr.Ardita, unë kam një djalë 4 vjeçar, nuk mundet të theksojë të gjitha fjalët, përveç: babë, mam. Është i dhënë shumë pas lodrave, filmave aksion, por edhe bëhet shumë nervoz.
Më duhet ndihma juaj!

PËRGJIGJE:
I nderuar, në moshën 4 vjeçare fëmija duhet t’i flasë drejtë të gjitha fjalë e gjuhës amtare. Andaj ju këshilloj që sa më parë të konsultoheni me logopedin më të afërt.


Përshëndetje dr.Ardita. Unë kam një shqetësim për tim vëlla; ai është 20 vjeç dhe ka probleme me "belbëzim", nuk e ka të trashëguar, por e ka fituar më vonë si fëmijë. Ky problem e mundon shumë, shpesh edhe është i mërzitur për këtë gjë dhe nuk dëshiron të flasim për këtë çështje, sepse nuk mundet të përmbahet, "qan". Unë ju pyes se a ka mundësi shërimi pasi që është në këtë moshë. Ne do ta bindim t’ju vizitojë.
Faleminderit, pres përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Për rehabilitimin e pacientit 20 vjeçar që belbëzon nuk është aq e rëndësishme mosha sa dëshira e vullneti i tij për ta eliminuar këtë çrregullim. Pacientët që janë në moshë edhe më të madhe se vëllai i juaj, kanë pasur sukses në eliminimin e belbëzimit. Andaj, kur të keni kohë e mundësi, shkoni tek logopedi më i afërt për ta zgjidhur një herë e përgjithmonë çështjen e të folurit të parrjedhshëm të vëllait tuaj.


Përshëndetje. Kam vajzën dy vjeçe e cila ende nuk flet, ka vetëm disa fjalë që i përsërit vazhdimisht: mami, tetë, maaa, ama. Jam në merak, pse nuk po flet?
Doktoreshë jam në pritje të përgjigjes suaj.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Në moshën 2 vjeçare e gjysmë fëmija duhet të ketë fjalor shumë më të pasur të fjalëve. Përndryshe, arsyeja se përse vajza e juaj ka aq pak fjalë qëndron ose në faktin se i mungon stimulimi verbal nga ana e rrethit social ose për arsye më të thella siç janë prapambetja intelektuale, dëmtimi i dëgjimit, e të ngjashme. Prandaj, do të ju këshilloja që sa më parë ta dërgoni vajzën për kontroll te logopedi me qëllim të diagnostikimit sa më të hollësishëm të të folurit të saj.


Përshëndetje e nderuara dr. Ardita. Djali im ka 4 vjet, nuk shqipton gjitha shkronjat, mirëpo në shtëpi fliten dy gjuhë. Psh. shkronjën S, e ngatërron me C. F me P, R me L, ndoshta mund të jetë palatalizmi i shkronjave apo i ka edhe bajamet e mëdha. Nuk e kam pasur në asnjë kontroll te ndonjë mjek.
Do te isha mirënjohëse po të me ktheni përgjigje apo ndonjë këshillë.
Faleminderit për kohën dhe përkushtimin tuaj.
Me respekt.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Problemet e të folurit të djalit tuaj nuk kanë të bëjnë as me dygjuhësinë e as me bajamet e mëdha. Zakonisht shkronjat që nuk i shqipton në mënyrë të drejtë janë të pranishme në të dyja gjuhët. Ndërsa, bajamet nuk ndikojnë në asnjë mënyrë në shqiptimin e drejtë apo të zhdrejtë të tingujve foljor. Andaj ju rekomandoj që sa më parë të konsultoheni me logopedin më të afërt për ta çrrënjosur një herë e përgjithmonë çrregullimin në të folurit e djalit tuaj.


Përshëndetje. Jam 28 vjeçe. Në moshën 6 vjeçare kam filluar të belbëzoj. Këtë e dinin vetëm familjarët e mi. Me të tjerët flisja rrjedhshëm. Përpara 5 vjetësh fillova të belbëzoja dhe me njerëzit e huaj, me shoqërinë të cilët nuk kanë dyshuar kurrë për belbëzimin tim. Kam 3 vjet që jam në punë dhe ndihem shumë keq sepse e shoh që kur flas me kolegët, sforcohem shumë, më ikën fryma, skuqem, tensionohem, emocionohem dhe e shoh që belbëzoj. Për çdo fjalë që flas kam emocione. Ju lutem kërkoj një ndihmë nga ana juaj se kjo gjendje po më streson shumë.
Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Nga letra e juaj kuptova se ju asnjëherë nuk keni qenë te logopedi. Mbase nuk e keni ditur që ka logoped në Kosovë apo keni shpresuar se me kalimin e viteve, belbëzimi do të zhduket vetvetiu. Fatkeqësisht, tek një numër i caktuar i personave, ky çrregullim i rrjedhshmërisë së të folurit vazhdon të qëndroj gjatë tërë jetës, herë duke qenë pengesë e vogël e herë e madhe.
Do të ju sugjeroja që sa më parë të konsultoheni me logopedin dhe të filloni me seancat logopedike. Asnjëherë nuk është vonë – nevojitet vetëm pak vullnet dhe dëshirë nga ana e juaj që ta eliminoni në tërësi belbëzimin.


Përshëndetje. Unë kam probleme me të folurit, por këndoj pa asnjë pengesë. Doktoreshë, pres një këshillë nga ju, sesi ta tejkaloj këtë pengesë në të folur.
Faleminderit. Fisniku.

PËRGJIGJE:
I nderuari Fisnik. E kam theksuar edhe më parë se belbëzimi zakonisht nuk shfaqet asnjëherë gjatë këndimit. Pengesën siç është belbëzimi mund ta tejkaloni vetëm e vetëm përmes ndihmës së logopedit. Prandaj sa më parë lajmërohuni te logopedi më i afërt dhe filloni jo vetëm të këndoni por edhe të bisedoni pa probleme.


Jam Luani. Djali im ka 2 vjet e 8 muaj dhe ende nuk flet. Nuk ka probleme me dëgjim dhe shpreh ndonjëherë ndonjë fjalë, por jo për ta kuptuar. I mban mend gjërat e ndryshme, vendet e ndryshme në qytet, por me fol- jo, dhe për atë ndonjëherë bëhet nervoz kur kërkon diçka dhe ne nuk e dimë se çka kërkon. Është i dhënë shumë pas TV së është brengosëse dhe me ia ndal TV, bëhet nervoz, i pëlqejnë shumë reklamat që lëvizin më shpejt dhe ato ia rritin hiperaktivitetin dhe mbasandaj nuk e ka vëmendjen tek ne. Gishtat i mban në gojë dhe i shtrëngon ashtu kur shikon TV apo diç është nervoz.
Presim këshillën tuaj.
Luani.

PËRGJIGJE:
I nderuari Luan. Ju rekomandoj që menjëherë të lajmëroheni për një kontroll tek logopedi më i afërt që keni, pasi që dyshoj se bëhet fjalë për një çrregullim më kompleks të komunikimit si verbal ashtu edhe atij joverbal. Logopedi është ai, që pas diagnostikimit të të folurit, vendos se a duhet të përfshihet djali i juaj në tretmanin logopedik apo mjaftojnë vetëm këshillat për ta evituar gjendjen aktuale të tij.


E nderuar profesoreshë. Unë kam një djalë 3 vjeç e 8 muaj i cili ka probleme me të folurit. Për moshën që ka, unë si nënë e tij, mendoj ta shprehi gjendjen e fëmijës tim nëpërmjet kësaj pyetje:
Fëmija im në mëngjes kur zgjohet nga gjumi është i qetë, mirëpo pas disa orëve fillon ta shpreh një lloj agresiviteti dhe nervozizëm duke gjuajtur ose doke hedhur nga duart gjërat që ka…pastaj shqiptimin e fjalëve e bënë një masë shumë të vogël (p.sh- mam, baba, ama, jo, po, ik, qao, kola, daduq, papa, mola, ola, kali,) mirëpo i mungon lidhja e fjalëve. Unë kam menduar se afrimiteti me fëmijët e moshës së tij do i ndihmonte duke e dërguar në kopsht të fëmijëve, gjë të cilën unë e bëra…fëmija im qëndronte në kopsht afro 3 orë, kjo e ndihmoi të i shqiptonte edhe disa fjalë të tjera si (hingëllimat e kafshëve).
Kjo po ashtu i ndihmoi në afërsinë me të tjerët, e sidomos me edukatoren.
Ai shqisën e dëgjimit e ka në rregull, po ashtu të të pamurit, mirëpo problemi qëndron tek bajamet e fytit.
Mua si prind më intereson të di gjendjen e fëmijës tim dhe pres përgjigje nga ju e nderuar.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Në moshën e fëmijës tuaj, të folurit e pazhvilluar dhe hiperaktiviteti i shoqëruar me agresivitet, në njërën anë mund të jetë pasojë e rritjes së tij vetëm me personat e rritur të cilët ia kanë plotësuar atij çdo dëshirë – andaj ai nuk e ka ndjerë asnjëherë nevojën e komunikimit sikundër moshatarë e tij, ndërsa në anën tjetër mund të jetë pasojë e prapambetjes intelektuale dhe emocionale.
Pavarësisht nga arsyet të cilat kanë sjell deri tek gjendja aktuale e fëmijës tuaj, unë ju këshilloj që të konsultoheni menjëherë me logopedin më të afërt. Përgjatë diagnostikimit të fëmijës suaj, logopedi do të jetë në gjendje që të ju udhëzoj për hapat e mëtejmë të cilat duhet ndërmarrë lidhur me zhvillimin e komunikimit verbal dhe joverbal të fëmijës tuaj.


Përshëndetje e nderuara dr.Ardita. Djali im i mbush edhe një muaj 4 vjet dhe ka problem në shqiptimin e shkronjës K dhe G. Në vend të shkronjës K e thotë T kurse në vend të shkronjës G e thotë D. Para disa ditëve e kam pasur te otorinolaringologu i cili më tha që i ka bajamet shumë të rritura.
A mundet me qenë pengesë inflamacioni i bajameve për shqiptimin e këtyre shkronjave dhe a është normale kjo për këtë moshë?
Do të isha mirënjohëse po të më ktheni përgjigje apo ndonjë këshillë.
Faleminderit për kohën dhe përkushtimin tuaj
Me respekt.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Çrregullimi i të folurit të djalit tuaj ka të bëj kryesisht me paaftësinë e gjuhës për ti kryer lëvizjet e domosdoshme për shqiptimin e drejtë të tingujve k dhe g. Prandaj, çrregullimi i tillë në asnjë mënyrë nuk ndërlidhet me inflamacionin e bajameve. Ju mund ta operoni djalin tuaj, por në këtë mënyrë nuk do të ia ktheni atij shqiptimin e drejtë të tingujve përkatës. Këtë mund ta bëj vetëm logopedi me metodat e tij. Andaj, mos hezitoni dhe konsultohuni me të, pasi që ky lloj i çrregullimit në të folur është tejet i lehtë për tu eliminuar.


Jam një lexuese e rregullt e portalit dhe desha t’ju pyes për vëllanë tim 17 vjeçar, i cili ka disa pengesa që nga lufta. Këto pengesa më parë nuk i ka pasur. Kur flet ngadalë, disa shkronja i thekson mirë, por kur shpejton shkronjat k,g,p,f,b,i, i belbëzon nga 2 apo 3 herë. Është mjaft inteligjent.
Doktoreshë, çfarë më këshilloni?
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje e nderuar. Është e vërtetë që peronat që belbëzojnë zakonisht kanë probleme më të theksuara në shqiptimin e rrjedhshëm të fjalëve që fillojnë p. sh. me tingujt p, t, k, b, d, g, e të ngjashme. Prandaj, jo rrallë herë terapia e belbëzimit fillon mu prej këtyre tingujve, përkatësisht fjalëve dhe fjalive që në pozitën iniciale kanë tinguj të tillë. Nuk e di se a ka qenë vëllai i juaj ndonjëherë tek logopedi, por do t’i rekomandoja që sa më parë të paraqitet tek logopedi më i afërt për rehabilitimin e të folurit të tij.


Përshëndetje e nderuara profesoreshë. Kam nderin qe t’ju parashtroj këtë pyetje pikërisht Ju, për arsye se keni qenë edhe profesoreshë e imja në Fakultetin e Mësuesisë. Jam mësuese në shkollë dhe njëri nxënës ka probleme në të folur. Sinqerisht kjo më brengos tepër. Sipas prindërve të tij, ai ka filluar të belbëzojë që nga mosha 3 vjeçare, që ende është i tillë, pra tash është në klasën e katërt të shkollës fillore. Kohët e fundit po belbëzon edhe më tepër. Prindërit e tij janë të shqetësuar tepër, kështu që kam besim tek Ju dhe pikërisht u jam drejtuar. A duhet ndonjë këshillë nga ana ime (si mësuese që jam), apo ka nevojë që të vijmë në një kontroll tek ju në Prishtinë. Meqë ra fjala, ne jemi nga Komuna e Preshevës. Me shpresë se do të ofroni ndihmën tuaj, ne ju përshëndesim dhe presim përgjigjen Tuaj në një afat sa më optimal… Sinqerisht, ish-studentja juaj.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje Ardiana. Më vjen mirë që kemi rastin të komunikojmë përsëri pas kaq vitesh dhe se keni besim tek unë lidhur me zgjidhjen e problemit të nxënësit tuaj. Nëse fëmija ka filluar të belbëzoj që në moshën 3 vjeçare, atëherë nuk është për t’u habitur me faktin që shkalla e belbëzimit është rritur me kalimin e viteve. Fatkeqësisht, në këtë moshë të fëmijës dhe me intensitet aq të lartë të belbëzimit, nuk mjafton vetëm një kontroll tek logopedi, por janë më se të domosdoshme seancat e rregullta logopedike. Përveç kësaj, rehabilitimi i nxënësit tuaj varet fillimisht nga vetë dëshira dhe motivimi i tij, familjes, si dhe i rrethit të ngushtë dhe atij të gjerë social. Pasi që në Komunën e Preshevës nuk ka asnjë logoped shqiptarë, kur të keni mundësi, më telefononi për të caktuar një termin. Shpresoj se bashkërisht do të gjejmë mënyrën e eliminimit të çrregullimit të të folurit të nxënësit tuaj.


Jam 21 vjeçe dhe kam probleme me të folurit. Nganjëherë nuk mundem t’i flas fjalët që dua, Si e vogël, kam belbëzuar ngapak, mirëpo belbëzimi më është zhdukur.
Doktoreshë e nderuar, pres një përgjigje nga ju.

PËRGJIGJE:
Zakonisht belbëzimi i cili nuk çrrënjoset në fëmijërinë e hershme perziston edhe në moshën madhore, duke shkaktuar probleme të përkohshme apo të përhershme përgjatë situatave të ndryshme jetësore. Me ndihmën e logopedit, ju mund ta eliminoni belbëzimin vetëm nëse keni vullnet e dëshirë të madhe për të komunikuar rrjedhshëm.


Përshëndetje doktoreshë. Jam 18 vjeçe, kam mbaruar gjimnazin, por po kam probleme me të folur kur jam i tensionuar dhe kur pyetem para profesorëve. Kjo më ka penguar në shprehjet e aftësive të mija në gjimnaz dhe tani më preokupon faktin që do të filloj studimet në fakultet (siç duket, do të jem jashtë vendit). Nuk mund të flas lirshëm kur jam në praninë e të tjerëve nga frika e belbëzimit, saqë, nuk mund ta shqiptoj emrin tim kur më pyet dikush në ndonjë vend me shumë njerëz.
Ju përshëndes shumë dhe pres përgjigjen tuaj!

PËRGJIGJE:
Nga letra e juaj kuptova se belbëzimi ka qenë i pranishëm tek ju që nga fëmijëria e hershme. Mbase këtë e ka shkaktuar edhe faktori hereditar apo trashëgues, pasi që keni ardhur në atë shkallë sa që keni problem edhe me shqiptimin e emrit tuaj. Pavarësisht se a do të studioni brenda apo jashtë Kosovës, juve ju nevojitet patjetër tretmani logopedik. Do të bindeni se jo vetëm që do të flisni më rrjedhshëm por do të keni edhe vetëbesim më të madh gjatë studimeve.


Përshëndetje doktoreshë e nderuar. E kam vajzën që edhe 2 muaj i mbush 4 vjet. Fare pak flet, nuk belbëzon, dëgjon mirë. E kam vizituar te doktoresha psikologe. Vajza kupton, por krejtësisht 20 fjalë nuk i flet, edhe kur flet, e thotë atë që I vjen më lehtë për ta thënë. Është rritur normalisht me gjatësi dhe peshë, porse jam shumë e shqetësuar për të. Pres ndihmën tuaj.

PËRGJIGJE:
E nderuara zonjë. Fakti se vajza juaj, në moshën katër vjeçare, akoma nuk ka fond të mjaftueshëm të fjalëve është vërtetë shqetësues. Më befason fakti se asnjëri nga ekspertët që i përmendet (audiologu dhe psikologu) nuk ju ka udhëzuar të bëni ndonjë kontroll tek logopedi. Andaj ju këshilloj që sa më parë ta dërgoni vajzën te logopedi më i afërt, me qëllim të eliminimit të shqetësimeve rreth të folurit të saj.


Kam dy djem, njëri ka 7 e tjetri 10 vjet. Djali i madh i ka qenë 4 vjeç e gjysmë kur kemi ardhur nga Kosova në Londër, ndërsa i vogli, një vjet e gjysmë. Djali i madh ka folur nuk ka probleme me të folur, kurse i vogli, me vonesë ia nisi të flas (diku ka 3-4 vjeç), tashti flet të dy gjuhët, por me gjuhën shqipe po ka problem në të folur. Po flet më shumë sikur bebe, psh shkronjat r, sh, zh edhe disa tjera, i thotë me vështirësi (psh. në vend të fjalës kikirik, ai e thotë kikilik).
Ju lutem, kërkoj një shpjegim prej juve profesoreshë.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Me siguri se edhe ju, si shumë familje shqiptare në mërgim, e flisni gjuhën shqipe në shtëpi e atë të huaj në shkollë, andaj nuk mund ta vëreni edhe aq se fëmija i juaj e fletë edhe gjuhën angleze me të njëjtat “gabime” në shqiptimin e tingujve. Me fjalë të tjera, tingujt e çrregulluar në gjuhën amtare reflektohen edhe në atë të huaj. Nëse, për shembull, djali i juaj nuk mund ta shqiptoj drejtë tingullin apo shkronjën “r” në gjuhën shqipe, atëherë ai atë nuk mund ta shqiptoj drejtë as në gjuhën angleze. Andaj, ju rekomandoj që sa më parë të kontaktoni me logopedin më të afërt në Londër, i cili do ta diagnostikoj dhe rehabilitoj çrregullimin e të folurit të djalit tuaj.


Përshëndetje. Kam një vajzë 8 vjeçe dhe belbëzon ngapak prejse ka hyrë në shkollë edhe pse është nxënëse shumë e mirë. Pasi që e kam vërejtur, e kam dërguar te një logopede një muaj, por pas seancave që i ka pasur, ka filluar të belbëzoi edhe më shumë, ka filluar të kompleksohet edhe të komunikon më pak. E kam ndërprerë shkuarjen, sepse ajo logopede punon privatisht, më shumë ka bërë përpjekje që ta bind vajzën se belbëzon, sesa që ka punuar me të. Doktoreshë, çka ka mundur të jetë shkaktari që ka filluar të belbëzojë në këtë kohë dhe çka duhet të ndërmarr tutje.
Gjithë të mirat.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Fillimi i procesit mësimor për asnjë fëmijë nuk është i lehtë. Disa e përballojnë atë me sukses e disa të tjerë kanë probleme të mëdha. Thjeshtë, po të ishte shkolla faktor kryesor në paraqitjen e belbëzimit, atëherë shumica e njerëzve do të kishin belbëzuar përjetë. Prandaj, shfaqja e belbëzimit në fillim të shkollimit mund të jetë pasojë edhe e faktorëve hereditar apo trashëgues, të cilët mund të shfaqen në raste të tilla. Pavarësisht nga arsyeja që ka sjellë deri tek çrregullimi i të folurit të vajzës suaj, si dhe mosmarrëveshjet me logopeden që e ka trajtuar atë, ju rekomandoj që përsëri të konsultoheni me logopedin më të afërt, pasi që belbëzimi nuk mund të eliminohet pa ndihmën profesionale.


Përshëndetje doktoreshë. Jam një djalë 25 vjeçar. Kam problemin se flasë në “maje të gjuhës”, siç e thotë populli. Shkronjat q, s, sh, z, c, etj., nuk i theksoj mire, ose thënë më mirë, i theksoj sikurse fëmija kur është duke u rritur që në moshën e miturisë. Shkaktar i kësaj është pëdorimi i gabuar i biberonit kur isha fëmijë. Ndoshta nuk është ndonjë problem i madh, por unë e kam gjithmonë këtë kompleks në vete, nuk kam qenë asnjëherë te ndonjë defektolog-logoped për këtë magësi (jo të lindur, por të shkaktuar gjatë fëmijërisë). A ka ndonjë metode, përmes së cilës mund të arrij t’i përmirësojë këto defekte, ashtuqë mos ta kem gjithmonë në mendje atë kompleksin se po flas keq, dhe nëse ka a është i qind për qind rezultati pozitiv, apo vetëm zbutet gjendj

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori