LAJMI I FUNDIT:

Produktet e kuzhinës që kurojnë tharjen e lëkurës gjatë dimrit

Produktet e kuzhinës që kurojnë tharjen e lëkurës gjatë dimrit

Para se të vraposh për në barnatoren më të afërt për të kërkuar kremin, kalo një herë nga kuzhina. Aty janë përbërësit që të duhen për lëkurë të butë.

Gjatë periudhës së ftohtë, asgjë nuk është më e sikletshme se sa lëkura e thatë dhe të çarat e duarve. Dhe periudha më e ftohtë e vitit është gjithmonë favorizuese për tharjen e lëkurës.

Nëse ke menduar se tharja është e pashmangshme, po do të provosh ndonjë prej këtyre mënyrave, rezultatet do të jenë vërtet befasuese.


Ja cilët janë tre përbërësit që do të të ndihmojnë për duar të buta në dimër:

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është një nga produktet e kuzhinës i cili bën mrekulli për lëkurën. Duke e përdorur për duart, vlerat shtohen, sepse është një antioksidant i shkëlqyer dhe të gjitha acidet yndyrore që lë në lëkurë e mbajnë atë të butë dhe të hidratuar.

Përzje një lugë kafe me sheqer dhe disa pika vaj ulliri dhe masazhoji duart për 5 minuta. Scrub-i ka efekt pastrimi. Largon lëkurën e vdekur dhe e zbut atë menjëherë. Nëse i ke vërtet problematike duart, bëje këtë trajtim deri dy herë në ditë.

Tërshëra (e imët)

Është një pastrues natyral shumë i mirë dhe shërben si esfoliant, është e pasur me proteina. Pastron dhe hidraton mjaft mirë.

Përgatit një përzierje me dy lugë gjelle tërshërë, një lugë gjelle mjaltë dhe pak ujë. Përzieje mirë derisa të krijohet një lloj paste. Mashazhoji duart me këtë scrub të krijuar duke bërë lëvizje rrethore. Lëre të thahet maskën për rreth 10 minuta dhe pastaj shpëlaji duart me ujë të ngrohtë. Rekomandohet një herë në javë.

Shëroni lëkurën e çarë dhe të skuqur të duarve me maska natyrale
Lexo po ashtu Shëroni lëkurën e çarë dhe të skuqur të duarve me maska natyrale

Vaji i arrës së kokosit

Njihet për përmbajtjen e lartë të acideve yndyrore, të cilat luftojnë tharjen e lëkurës. Në fakt, vaji i arrës së kokosit ndihmon edhe për irritimet e lëkurës edhe nga rrezet e dëmshme të diellit.

Me pak vaj kokosi ektra të virgjër (sasia nuk duhet të jetë më shumë se 4 lugë gjelle), masazhoji duart për rreth 5 minuta duke bërë lëvizje rrethore. Rekomandohet ta bësh këtë para se të shkosh në shtrat. Mund ta mbash gjatë gjithë natës. Rekomandohet një herë në javë. /Telegrafi/