Besoni apo jo, ky oldtimer ka kaluar vetëm 10,000 milje dhe është me një fjalë, në një gjendje perfekte.

Si rezultat, ndonëse është e prodhuar shumë vite më parë, përcjell Telegrafi, kjo veturë është vënë në shitje në internet për hiq më pak se 57,000 dollarë.


mercedes 1

Sipas të dhënave, kjo veturë ka një motor V8 me 5.0 litër që prodhon 230 kuaj fuqi.

mercedes 2

Një ndërrues të shpejtësive automatik me katër shpejtësi ishte i lidhur me motorin, i cili ishte shumë i rrallë në atë kohë, gjë që e bën këtë makinë edhe më të vlefshme.

mercedes 4

Vetura në fjalë nuk ka kaluar nëpër ndonjë modifikim mekanik, por përmban pjesë origjinale të një AMG.

mercedes 8

Disa pjesë, siç janë edhe airbagët u shtuan më pas në makinë, pasi ky model nuk përmbante fillimisht pjesë të tilla.

mercedes 9

Brendësia është e pabesueshme dhe kur ju uleni në këtë makinë, ju nuk mund të besoni se është prodhuar në vitin 1985.

mercedes 11

Tani për tani, askush nuk e ka blerë, por pritet që një adhurues i pasur do të jetë ai që do të blejë këtë veturë. /Telegrafi/

mercedes 12

mercedes 13

mercedes 14

mercedes 15

mercedes 16

mercedes 17