LAJMI I FUNDIT:

Prodhim i limituar i vitit 1949, mbërrin në Shqipëri makina e fundit e përdorur nga Mbreti Zog

Prodhim i limituar i vitit 1949, mbërrin në Shqipëri makina e fundit e përdorur nga Mbreti Zog

Ka mbërritur në Shqipëri makina e fundit e përdorur nga Mbreti Zog. Makina e llojit Rover, prodhim i limituar i vitit 1949, hyri në Shqipëri nëpërmjet Portit të Durrësit.

Makina u përdor nga Mbreti Zog në Egjipt dhe në Francë, deri në vdekjen e tij në Paris në vitin 1961, ndërsa tashmë do të jetë pjesë e muzeut të koleksionistit Renis Bodinaku që do të hapet në Tiranë.

“Makina erdhi në vendin tonë pak ditë më parë nën kujdesin e Ambasadës së Shqipërisë në Francë dhe Ambasadës Franceze në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual Durrës.