LAJMI I FUNDIT:

Problemet me rrymë, ekonomistët paralajmërojnë rritje të çmimeve në Kosovë

Problemet me rrymë, ekonomistët paralajmërojnë rritje të çmimeve në Kosovë

Reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike e paralajmërimi se ato do të zgjasin deri në 60 ditë po shqetëson njohësit e ekonomisë. Sipas tyre kjo situatë rëndon punën e bizneseve prodhuese e madje paralajmërohet se do të mund të rriten edhe çmimet.

Shkaku i reduktimeve të energjisë elektrike, shumë makineri janë duke dalë nga funksioni.

Me hyrjen në fuqi të reduktimeve 60 ditore,  nga Oda e Afarizmit të Kosovës thonë se do të preken shumë bizneset prodhuese.


“Efektet do të vërehen në prodhim pasi makineritë kanë specifikat e tyre në mënyrë që të përgatiten për procesin e prodhimit. Në momentin që sapo ka filluar procesi i prodhimit kur po ndalet rryma, gjithçka po kthehet nga e para në procesin e prodhimit dhe po dëmtohet makineria dhe po shkaktohen dëme të mëdha në biznese”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Qëndresa Ibrahimi.

Ekonomisti Erton Brega thotë se këto reduktime do të ndikojnë në ngritjen e çmimeve.

“Ne do të vërejmë ngritje të çmimeve si pasojë e krizës energjetike pasi që do të rritet kostoja e prodhimit. Çmimet do të rriten shumë shpejt pasi që ndërmarrjet duan ta ruajnë profitabilitetin e tyre”, deklaroi ekonomisti Erton Brega.

Ekonomistët thonë se Qeveria duhet të intervenojë me ndihma te sektorët e goditur nga ndërprerja e energjisë elektrike./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori